Lajme
Strasburgu pranon ankesën për azbestin
Bëhet fjalë për viktimat e azbestit, që është përdorur në të gjitha ndërtimet deri në vitin 1990
Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg ka pranuar ankesën e një viktime të azbestit të fabrikës së dikurshme të makinave “Oerlikon” respektivisht kompanisë së sotme Alstom Schweiz.
Ankesa, përveç kundër Alstonit, drejtohej edhe kundër Suva-s (Enti për sigurim kundër aksidenteve), e cila po kështu ka bërë shkelje të detyrimit që ka pasur për mbikëqyrje.
Sipas David Husmann, përfaqësues juridik i viktimës, ankesa është pranuar më 22 dhjetor të vitit të kaluar ndërsa ai parasheh që vendimi gjyqësor të sillet deri në vitin 2014. Gjatë viteve në vijim në Zvicër mund të kemi edhe rreth 4000 viktima të azbestit, ka thënë Husmann për DRS.
Bëhet fjalë për viktimat e azbestit që është përdorur në të gjitha ndërtimet deri në vitin 1990. Si pasojë e tij, (shkakton kancerin) në Zvicër vdesin rreth 100 persona në vit.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër














