Lajme
Studim: Testi i pështymës që identifikon COVID
Një test eksperimental i pështymës mund të identifikojë një infeksion COVID-19 në pak minuta dhe është pothuajse po aq i saktë sa testet PCR, thotë studiuesit.
Testi i shpejtë i pështymës, i njohur si ‘PASPORT’, identifikoi virusin me 97 për qind saktësi gjatë provave në një spital të Singaporit në fillim të këtij viti.
Ndryshe nga një test PCR, ‘PASPORT’ nuk kërkon pajisje laboratorike ose teknikë të specializuar për të dhënë një rezultat, por funksionon duke aplikuar pështymë direkt tek një paisje, e cila indentifikon virusin.
“Një test i besueshëm dhe pa dhimbje i antigjenit të pështymës që është i përballueshëm dhe i përshtatshëm për t’u kryer, do të inkurajonte më shumë për t’u testuar”, tha mjeku Dr Danny Jian Hang Tng, në departamentin e sëmundjeve infektive të Spitalit të Përgjithshëm të Singaporit.
“Kjo mund të na mundësojë të menaxhojmë COVID-19 në mënyrë më efektive jo vetëm në pikën e kujdesit, por edhe në mjedise të tilla si aeroportet, konventat dhe madje edhe në shtëpi”, shtoi Tng.
Pas ngrënies ose pirjes, përqendrimi i grimcave virale në pështymën e një personi bie ndjeshëm, që do të thotë se për të marrë një rezultat të besueshëm, një përdoruesi duhet ose të agjërojë përpara testimit ose të kryejë testin herët në mëngjes, përpara se të hajë ose të lajë dhëmbët./Euronews
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













