Lajme

Stuhi e fortë godet Britaninë e Madhe

Mediat britanike shkruajnë se miliona njerëzve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi, pasi një nga stuhitë më të këqija në dekada, stuhia Eunice, godet Britaninë e Madhe. Paralajmërimet e rralla të motit të “kuq” janë lëshuar, që do të thotë se ka një rrezik për jetën e qytetarëve

Thuhet se qindra shkolla janë mbyllur, si dhe është kërkuar që të mos udhëtohet në kushtet e këtij moti. BBC Weather tha se Eunice “mund të jetë një nga stuhitë më të këqija në tri dekada”.

Kjo është stuhia e dytë në një javë për Mbretërinë e Bashkuar, pasi stuhia Dudley goditi pjesë të Skocisë, Anglisë Veriore dhe Irlandën e Veriut, duke lënë mijëra shtëpi pa energji. Met Office ka lëshuar disa paralajmërime për motin në gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Paralajmërimet e kuqe të motit janë të rralla dhe nënkuptojnë se linjat e energjisë elektrike mund të rrëzohen dhe pemët të shkulen – si dhe mbeturinat fluturuese që mund të shkaktojnë rrezik për jetën.