Kosova

Sulmohet vetura e mërgimtarit kosovar në Serbi

 

Vetura e një mërgimtarit nga Kosova është sulmuar me gurë mbrëmë në Serbi, derisa po shkonte për në Gjermani.

Një kosovar nga komuna e Vitisë kishte ardhur për pushime të fundvitit në Kosovë, por, këtij të fundit rruga për në Gjermani i kishte sjellë probleme gjatë kohës sa po kalonte në Serbi.

H.H ka rrëfyer për Express se rasti ka ndodhur mbrëmë gjatë orës 22:30 minuta, në Paracin, ndërkaq, për këtë e ka lajmëruar edhe policinë atje, përcjell albinfo.ch