Kosova
Suspendohen 19 zyrtarët e arrestuar policorë
Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, në konferencën për media ka bërë të ditur se nga 19 zyrtarët policorë të arrestuar, 11 janë të nacionalitetit serb, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë.
Prej tyre njëri komandant i stacionit policor, tre rreshterë dhe të tjerët kanë qenë zyrtarë policorë, shkruan mediat, përcjell albinfo.ch.
Kelmendi ka bërë të ditur se të njëjtit janë dërguar në ndalim 48 orësh dhe janë suspenduar nga detyra.
“Janë bastisur 12 lokacione. Janë arrestuar 19 punonjës policorë, prej tyre 11 të nacionalitetit serb, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë. Njëri ka qenë kapiten, tre rreshterë dhe të tjerët policë. Nga këto bastisje janë konfiskuar armë, pajisje teknologjike dhe një sasi parash. Zyrtarët janë ndaluar për 48 orë dhe të njëjtit janë suspenduar nga detyra”, tha ajo në konferencën e përbashkët për media me Policinë e Kosovës dhe me Prokurorinë.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














