Kosova
Tahiri: Ditët në vijim do ta iniciojmë kërkesën për shpërbërje të Kuvendit
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të iniciojnë kërkesë për shpërbërjen e Kuvendit, përcjell albinfo.ch.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të mbajtur të premten, Tahiri ka thënë se afati i fundit për shpërndarjen e legjislaturës së tetë është fundi i muajit prill, me ç’rast do të mundësohej që në qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
“Duhet se paku 61 deputetë që ta rrëzojmë qeverinë, këta numra nuk i kemi. Për të dalë më lehtë nga kjo situatë e rëndë, i kemi dhënë një mundësi më të lehtë partisë në pushtet që ta shpërbëjë Kuvendin”, ka thënë ai.
Tahiri shtoi se PDK-ja shumë shpejt do të nisë diskutimet edhe me partitë opozitare që vendi të shkojë në zgjedhje sa më shpejt.
Ai ka folur edhe për komisionet hetimore, të cilat po dështojnë të votohen nga pushteti. Tahiri ka thënë se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për themelimin e tyre.
“Nuk do të heqim dorë, do të kërkojmë sërish themelimin e Komisionit hetimor për kontratat njëburimore. Po flasim për rreth 220 milionë euro që janë shpenzuar këto dy vjet pa llogaridhënie e pa transparencë. Nuk shoh që ka disponim nga LVV-ja për votimin e këtyre komisioneve”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital Pianistja Anila Aliu do të paraqitet me një koncert recital në Chicago të SHBA-së, përcjell albinfo.ch....
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?