Kosova
Tahiri: Kemi prokurorë të guximshëm, do të konfiskohet pasuria e paligjshme
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, është shprehur i bindur se Projektligji për Kompetencat e Zgjeruara në Konfiskimin e Pasurisë do të marrë përkrahjen e deputetëve në Kuvend.
Tahiri tha se risitë e këtij projektligji do të ndihmojnë në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të jashtëligjshme.
“Tashmë është përfunduar debati sa i përket këtij projektligji, nuk është përfunduar, nuk është votuar për shkak të mungesës së kuorumit, nuk ka hyrë fare në votim e rëndësishme është që ky projektligj do të votohet dhe ky projektligj do të kalojë. Pra, do të hyjë në fuqi dhe unë pres që në fillim të javës së ardhshme të votohet në leximin e parë, pastaj t’i kthehen komisionit për amendamentim të ideve të deputetëve që kanë në lidhje me këtë projektligj”, ka deklaruar Tahiri, për Ekonomia Online.
Tahiri është shprehur i bindur që ky projektligj do të hyjë në fuqi shumë shpejt dhe se institucionet e drejtësisë do të konfiskojnë pasuri, e cila është fituar në mënyrë të jashtëligjshme.
Ai vlerëson se me ligjin e ri, mundësitë për të kryer konfiskime janë shumë më të mëdha se në të kaluarën.
Madje sipas ministrit të Drejtësisë, ky projektligj do të ndikojë edhe në rritjen e numrit të pasurive të konfiskuara, numër ky, sipas Tahirit, i pamjaftueshëm deri më tash.
“Normalisht janë të gjitha statistikat se sa është konfiskuar me vendim të formës së prerë të gjykatës dhe nuk është një numër i mjaftueshëm që do të duhej të ishte, ne e dimë që asetet të cilat janë fituar në mënyrë të jashtëligjshme të paktën pretendohet që të jetë shumë më i madhe sesa kjo që është konfiskuar, pikërisht për këtë e kam përpiluar një projektligj të tillë”, ka shtuar Tahiri.
Më tutje, ai tha se gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës kanë kredibilitet të lartë dhe se do të arrijnë të përfundojnë me sukses edhe rastet të cilat konsiderohen të rënda.
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë Kapiteni shqiptar beson se Zvicra ka potencialin për të eliminuar kampionen në fuqi të botës dhe... -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003












