Lajme
Tahiri: Shqipëria të klasifikohet vend i sigurt
“Shqipëria të klasifikohet si vend origjine i sigurt nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të shërbej si masë frenuese për azilkërkuesit”, tha Tahiri
Ministri shqiptar i Punëve të Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar nga homologu i tij gjerman, Thomas de Maiziere, por edhe nga përfaqësuesit tjerë të BE-së, që Shqipëria të klasifikohet si vend origjine i sigurt nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të shërbej si masë frenuese për azilkërkuesit shqiptarë.
Ai kërkoi , sidomos nga Gjermania, që t’i heqë të gjithë faktorët nxitës që kanë shërbyer si motiv për shumë shtetas të kërkojnë azil atje.
“Në përmbushje të detyrës time i kam kërkuar në mënyrë intensive homologut gjerman shuarjen e të gjithë faktorëve ftues në vendet pritëse, që kanë shërbyer dhe vijojnë të shërbejnë si motiv që shumë shtetas udhëtojnë për të kërkuar azil, të cilët të nxitur nga këta faktorë në vendin pritës marrin iniciativën për të udhëtuar me këtë qëllim”, tha ai.
Shqipëria, sipas Tahirit, të klasifikohet në listën e vendeve me origjinë të sigurt, që do të shkurtonte në mënyrë drastike kërkesat për azil dhe nga ana tjetër, sipas tij, do të dekurajonte dhe mos mbajtjen gjallë të shpresave të qytetarëve për të kërkuar dhe përfituar azil në mënyrë të paligjshme në Gjermani apo çdo vend tjetër.
“Të njëjtën gjë i ka kërkuar dhe kryeministri Rama kancelares Merkel dhe ky është një proces që ka nisur në Gjermani. Të rishikohet mënyra, përmasa dhe lloji i ndihmës ditore sociale, gjë që do të dekurajonte iniciativën për azil për të përfituar dhe për aq pak kohë”, tha ministri Tahiri.
Ai bëri të ditur se shifrat e publikuara të personave që kanë kërkuar azil të paligjshëm në Gjermani nuk përputhen me ato të personave që kanë dalë nga kufiri shqiptar. Kjo sipas ministrit, pasi shumë prej shtetasve që kanë kërkuar azil në Gjermani, janë rezidentë në një vend tjetër të BE-së.
Për këtë, Tahiri tha se u kërkon vendeve të BE-së, veçanërisht Gjermanisë, që të ndajë të dhëna të plota me vendin tonë për vendorigjinën e të gjithë personave që kërkojnë azil të paligjshëm.
Ndryshe, Shqipëria është duke zbatuar një plani rigoroz për të parandaluar mundësinë që shqiptarët të largohen nga vendi për të kërkuar azil në mënyrë të parregullt. Në pikat kufitare shqiptare janë vendosur dhe oficerë të policisë gjermane, në kuadër të programeve FRONTEX, për ekspertizë më të specializuar në kontrollet e daljes së shtetasve për në BE.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit Mungesa e banesave në Cyrih dominon votimin më 14 qershor. Dy iniciativa po bëjnë thirrje për... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën












