Kosova

Taksa mbetet në fuqi, edhe pas 15 marsit

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në mungesë të një vendimi të Qeverisë, më 15 mars nuk pritet të largohet tarifa për lëndën e parë ndaj Serbisë.

“Gjithçka vazhdon siç ka qenë deri tashti, pra ngelet taksa 100 për qind”, tha ai

Kurti kishte propozuar heqjen graduale të tarifës, fillimisht për lëndën e parë.