Bota
Tatim edhe për dhuratat në dasma
Të gjithë çiftet e reja të martuar gjatë 5 vjetëve të fundit do të jenë nën shënjestrën e Agjencisë së Mbledhjes së Taksave, ANAF.
Sipas kësaj të fundit, ata duhet të deklarojnë shumën totale të shpenzimeve të dasmës së tyre, në të kundërtën, do të përballen me gjoba deri në 1071 euro.
Në Rumani, ashtu si në shumë vende të Evropës, dhuratat e dasmës zakonisht janë në formën e parave për t’i dhënë mundësi çiftit të paguajnë për ceremoninë e martesës së tyre dhe për të shërbyer në një farë mënyrë si mbështetje financiare edhe për muajt në vijim.
Pagesa me para cash e individëve dhe kompanive që ofrojnë shërbime në dasma, duke përfshirë këngëtarët, fotografët, etj, ka filluar të shqetësojë autoritetet tatimore, pasi të ardhurat e tyre nuk deklarohen, transmeton ‘Scan’.
Nisur nga kjo, ata kanë vendosur që të dorëzojnë formularë të gatshëm të gjithë këtyre çifteve, duke kërkuar detaje për njerëzit që kanë ofruar shërbime në dasmën e tyre dhe për shumën totale që kanë shpenzuar, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, ministri i Financave të vendit, Eugen Teodoroviq, ka kritikuar nismën e autoriteteve tatimore rumune mbi taksimin e dhuratave të dasmës dhe deklarimit të shpenzimeve.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













