Lajme
Të hënën protestohet në Prishtinë për ndarjen e Nobelit për Peter Handke
Akademia Suedeze e Shkencave sivjet shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

Ndarja e Nobelit për Handke u cilësua vendim skandaloz nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, por edhe nga njohës të letërsisë botërore. Madje, në Prishtinë të hënën pritet të mbahet protestë para Ambasadës së Suedisë, duke kërkuar anulimin e Nobelit për Letërsi 2019.
Për profesorin Bardh Rugova, ndarja e Nobelit për Letërsi 2019 për shkrimtari austriak Peter Handke është zgjedhje e gabuar dhe shumë e dëmshme.
Sipas tij, e njëjta vë në pikëpyetje rolin e artit për njerëzimin.
“Ekziston edhe ana tjetër e problemit, që është ana njerëzore, humane e këtij shkrimtari, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi, nuk besoj se do të mund të kualifikohej për të marrë çmim dhe për t’u bërë shembull për diçka”, thotë ai, shkruan sinjali, përcjell albinfo.ch.
Regjisori Ben Apolloni ka thënë se të hënën nga ora 11:00 do të organizohet protestë para ambasadës suedeze në Prishtinë, për të kërkuar anulimin e Nobelit për Letërsi 2019.
Anulimin e vendimit të Akademisë Suedeze e ka kërkuar edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, si “akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Çka premtojnë partitë në Kosovë për mërgatën? Të dielën e nëntë shkurti qytetarët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjet parlamentare. Të drejtë...
-
Votimi jashtë Kosovës: Votimi me postë, votimi në përfaqësi diplomatike dhe informacione të tjera
-
Ku mund të votoni në Berlin?
-
Kjo është adresa ku mund të votoni nesër në Vjenë
-
Nesër mund të votoni në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Strehimi për refugjatët, komunat refuzohen nga pronarët Nuk është vetëm në qytetet e mëdha që banesat e përballueshme janë të pakta. Kjo ndihet...
-
Zvicra në vend të parë: Këto janë vendet më të zgjuara në botë
-
Prodhuesit e qumështit duan të negociojnë çmimin e një litri në të paktën 1 frang
-
Më shumë se 100 ujqër u qëlluan në Zvicër vitin e kaluar
-
Nestlé mbron ujin e saj mineral pas skandalit