Lajme
Të shtëna me armë nëpër dasma e ahengje familjare, konfiskohen 50 revole
Policia e Kosovës në këtë kohë kur numri i dasmave dhe ahengjeve të ndryshme familjare është më i madh se në çdo periudhë tjetër të vitit, ka shtuar aktivitetet për të parandaluar përdorimin e armëve të zjarrit si mjet për të festuar.
Policia në njoftimin e bërë për media thotë se deri tani kanë konfiskuar 50 armë nëpër ahengje familjare.
Policia shton tutje se nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur persona të lënduar.
Më poshtë njoftimi i Policisë:
Në vendin tonë ende ka raste, kur në dasma e ahengje shtihet me armë zjarri për të shprehur ‘gëzim’! Policia e Kosovës, me qëllim të: mbrojtës së jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe krijimit të një ambienti më të sigurt për manifestime të tilla, ka qenë mjaft aktive kohëve të fundit duke biseduar me qytetarë e forume të sigurisë, duke shtuar patrullimet me qëllim parandalimi të të shtënave me armë në dasma dhe në rastet kur veç ka pasur të shtënë është intervenuar duke iniciuar raste kriminale dhe konfiskuar armët e përdorura në raste të tilla.
Duke pasur parasysh se çdo plumb i dalë nga tyta e armës do të bije diku, e duke qenë se ai plumb mund të shkaktojë lëndime e në rastin më të keq edhe humbje jete, patrullat policore pa hezitim, nga 28 qershor 2021, e deri më 04 gusht 2021, në dasma e ahengje kanë konfiskuar 50 (pesëdhjetë) revole, 23 prej tyre me gaz, 10 (dhjetë) armë të gjata dhe kanë arrestuar 39 (tridhjetë e nëntë) persona të përfshirë ne këto raste.
Fatbardhësisht nga këto të shtëna nuk ka pasur persona të lënduar.
Policia e Kosovës edhe një herë kërkon, apelon tek të gjithë qytetarët që në gëzimet/festimet e tyre të mos përdorin armë, në mënyrë që gëzimi të mos kthehet në antonim të asaj fjale.
E-Diaspora
-
Itali
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish-i dashuri pranon krimin: E shtyva nga ballkoni 17-vjeçari ndryshoi dëshminë në Gjykatën e Apelit, kërkoi falje dhe pranoi se ishte ai që e... -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Kurti: Orkestra “Amadeus” na bëri krenarë, suksesi vjen kur talenti plotësohet me punë e përkushtim -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë”
Jeta në Zvicër
-
Pa palestër, pa pagesë: Koncepti zviceran i fitnesit që pushtoi botën Shtigjet falas të fitnesit, të krijuara në vitin 1968, numërojnë sot rreth 500 lokacione në Zvicër... -
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë












