Kosova
Thaçi dhe Krasniqi sot dalin para prokurorëve të Speciales në Hagë
Është bërë e ditur se Gjykata Speciale ka njoftuar se më 9 nëntor do të mbahet paraqitja e parë e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqin, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, përcjell albinfo.ch.
Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020.
Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.
“Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (‘Ligji’), akuzon: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin për krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, të ndëshkueshme në bazë të neneve 13 dhe 16(1) të Ligjit dhe krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare, të ndëshkueshme në bazë të neneve 14 dhe 16 (1) të Ligjit, sikurse shtjellohet në vijim”, thuhet në aktakuzë.
Seanca e parë publike e Krasniqit do të mbahet në orën 11:00, ndërkaq e Thaçit në ora 15:00. Të dyja mund të përcillen përmes transmetimit në internet.
Në njoftim thuhet se gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarve, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që të akuzuarit të kuptojnë akuzat kundër tyre.
Gjithashtu, seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Po ashtu, DHSK-ja ka edhe një qendër të posaçme për median në ndërtesën e vet në të cilën gazetarët mund të punojnë dhe të përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër.
Ndryshe, me 5 nëntor në një konferencë për media, Thaçi bëri të ditur edhe për dorëheqjen e tij nga posti i presidentit pasi siç u shpreh ai “s’do të lejojë në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti prandaj për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Kosovës dhe shtetit të Kosovës, unë sot jam dorëheqje nga pozita e Presidentit të Kosovës” /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?