Shqipëria
Tiranë: Transformimi i piramidës, ja kur fillojnë punimet
Nga një relikt i së shkuarës që mbart shumë nostalgji, Piramida e Tiranës do t’i kthehet kryeqytetit si një tjetër xhevahir i çmuar dhe qendra më e madhe invoacionit dhe zhvillimit të inteligjencës artificiale.
Në prani të kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, kreut të AADF-së, Michael Granoff, është prezantuar sot në ambientet e Kryeministrisë projekti final i rijetëzimit të një prej godinave ikonë të Tiranës, të realizuar nga arkitekti me famë botërore, Viny.
Në fjalën e tij kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se nisja e këtij projekti është fillimi i realizimit të një ëndrre për të gjithë të rinjtë shqiptarë, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
“Unë besoj që sot jemi këtu për të ëndërruar për një Keiti shqiptare. Edhe si prind i ri, por edhe kushdo tjetër, është duke vrarë mendjen, ne çfarë reputacioni do të kemi si vend. Do të jemi gjithmonë cetralistët e botës në call center, edhe pse ajo është një punë shumë e nderuar.
Do të jemi gjithmonë fasonët e botës, për të bërë këpucët dhe t-shirt, edhe pse është shumë punë e nderuar, sidomos për ato aftësi elementare që kemi. Apo ne mund të fillojmë sot një ëndërr se si një gocë, nga Keiti ose një Zana, ose një Mira, që rritet në Tiranë, dhe pastaj eventualisht edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë, të mund t’i ketë fillimet e veta në këtë hapësirë. Edhe nëse fillojmë vizatojmë këtë ëndërr, atëherë mund t’ia arrijmë këtij projekti. Nëse për ne kjo është thjesht puna tjetër e infrastrukturës, pastaj nuk kemi kuptuar asgjë”, tha Veliaj.
Ai theksoi se për këtë projekt janë bërë bashkë të gjithë faktorët për ta shndërruar atë në një tjetër histori suksesi në Tiranë, pas Sheshit “Skënderbej” apo pazarit të ri.
“Sheshi mori 10 vjet të konceptohej, por mbaroi për më pak se një vit. Dhe unë besoj që kur ne shqiptarët bashkëpunojmë, nuk i vëmë stërkëmbësha njëri-tjetrit, ne mund të bëjmë mrekulli. Dhe unë jam i bindur që Piramida jo vetëm nga ana arkitekturore do të jetë një tjetër mrekulli e një muzeu shëtitës, siç po kthehet sot Tirana, por do të jetë ndoshta epiqendra më kreative për Keitin e ardhshëm shqiptar, që do duan të marrin këtë shkollim alternativ. Ne kemi bërë pak akupunkturë rreth Piramidës. Aty pranë kemi brë një park lojërash, për të parë si mbushet me jetë ajo hapësirë”, u shpreh Veliaj.
Ndërkohë, sa i përket kalendarit të punimeve, Veliaj bëri të ditur se në dy muajt e ardhshëm do të finalizojmë detajet dhe skicat finale dhe për të vazhduar më pas me pastrimin dhe heqjen e të gjithë objekteve të tepërta dhe për të filluar punën.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë














