Lifestyle

Travolta takon fansat e tij në Riad

Më shumë se 2,000 fansa mirëpritën aktorin John Travolta në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, transmeton albinfo.ch.

Vizita u bë disa ditë pasi Arabia Saudite hoqi ndalesën dhjetëvjeçare për kinematë.

Shumë fansa patën rastin për të takuar Travoltën ballë për ballë. Travolta ka realizuar performancë të veçantë të formatit “stand-up” të quajtur ‘Një natë me John Travolta’, në të cilën ai u foli për jetën dhe karrierën e tij në Hollywood.

Aktori 63 vjeçar u përgjigj pyetjeve të fansave, kryesisht studentëve të universitetit, rreth shumë aspekteve të jetës së tij.

Arabia Saudite hoqi ndalesën për kinematë më 11 dhjetor.