Bota
Trump paralajmëron urdhër për standard të përdorimit të dhunës
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se përmes një urdhri ekzekutiv do të mund të inkurajojë departamentet policore që të zbatojnë “standardet aktuale profesionale sa i përket përdorimit të forcës”, në kohën e protestave kombëtare kundër racizimit, që janë nxitur pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, sa ka qenë në mbrojtje policore.
Duke folur në një tryezë të rrumbullakët në Dallas, Trump ka kundërshtuar pretendimet e përgjithshme të protesutesve për racizëm nga ana e policisë, duke thënë se vetëm pak persona duhet fajësuar, si dhe është e padrejtë që zyrtarët policorë të konsiderohen fanatikë.
“Neve na duhet të punojmë së bashku për të luftuar fanatizmin dhe paragjykimet kudo që shfaqen”, ka thënë Trump.
“Mirëpo, ne nuk do të arrijmë përparim dhe nuk do të shërojmë plagë duke i grupuar në mënyrë të rreme miliona amerikanë si racistë apo fanatikë”.
Thirrja për krijim të një standardi kombëtar sa i përket përdorimit të forcës, përbën propozimin e parë konkret të Trumpit për reforma policore, pas vdekjes së Floydit në Mineapolis.
Megjithatë ai ka ofruar pak të dhëna rreth këtij diskutimi, që ende pritet të formalizohet.
Trump, që garon për një tjetër mandat si president i SHBA-së, ka thënë se administrata e tij do të shtyjë përpara, në mënyrë agresive, zhvillimin në komunitetet me minoritete, do të përballet me pabarazitë rreth kujdesit shëndetësor, duke investuar “shuma substanciale” në institucionet mjekësore, si dhe do të përmirësojë mundësitë për shkollim.
Në të njëjtën kohë, ai ka reaguar edhe rreth protestuesve në Sietëll, që kanë krijuar në barrikadë, si dhe ka përmendur kryetaren e qytetit, bashkë me gurvernatorin, të dy demokratë.
“Ktheni kontrollin e qytetit tuaj tani. Nëse nuk e bëni këtë gjë, do ta bëj unë”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.
Jenny Durkan ka paralajmëruar se secili veprim i Trumpit për të angazhuar ushtrinë do të ishte joligjor.
“Shkoni në bunkerin tuaj”, i ka thënë ajo Trumpit.
Demokratët në Kongres kanë prezantuar një projektligj për reforma policore, derisa edhe repulbikanët kanë thënë se janë të hapur për të ndërrmarrë diçka.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë