Shqipëria
Turzimi në Shqipëri pritet të krijojë mbi 300 mijë vende pune
Kthesa e turizmit shqiptar, nga një sektor i preferuar kryesisht për vendasit dhe turistët vetëm në sezonin e verës, sot në destinacion gjithëvjetor i preferuar nga turistët e huaj nga e gjithë bota, pritet të japë një kontribut pozitiv gjithnjë e në rritje në ekonominë shqiptare, me efekt zinxhir në punësim, konsum, aktivitetet e hotelerisë, bizneseve dhe kohës për argëtim, shkruan ATSH, përcjell albinfo.ch.
Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimit (WTTC) në raportin paraprak për vitin 2019 për ndikimin në ekonomi, parashikon që turizmi shqiptar do të rritet me ritme pozitive.
Kontributi i turizmit dhe udhëtimeve në prodhimin e brendshëm bruto (PBB) të Shqipërisë pritet të jetë 27,3% për vitin 2019, me rritje 5,2% nga viti i kaluar.
“Rritja kryesisht reflekton aktivitetin ekonomik të prodhuar nga industritë si hotelet, agjentët e udhëtimit, linjat ajrore dhe shërbimet e tjera të transportit të udhëtarëve. Por, ajo gjithashtu përfshin, për shembull, aktivitetet e restoranteve dhe industritë e kohës së lirë të mbështetur drejtpërdrejt nga turistët”, citohet në raport.
Sipas WTTC, në vitin 2018 turizmi mbështeti në mënyrë direkte hapjen e 286 mijë vendeve të punës. Kjo pritet të arrijë në mbi 300 mijë vende pune më 2019 dhe rritje me 1,4% në 111.000 vende pune (8,8% të totalit të punësimit) në vitin 2028.
Në vitin 2018, kontributi total i turizmit në punësim, duke përfshirë edhe vende pune të mbështetura në mënyrë indirekte nga industria, ishte 25,2 % të totalit të punësimit.
Eksportet e vizitorëve janë një komponent kyç i kontributit të drejtpërdrejtë i udhëtimeve turistike. Në vitin 2018, Shqipëria pati 264.8 milionë lekë të ardhura nga eksportet e vizitorëve dhe në 2019, pritet të rritet në mbi 6 milionë turistë ndërkombëtarë.
Raporti citon se pjesa e udhëtimit dhe turizmit në investimet e përgjithshme kombëtare do të rritet nga 7,6% sa ishte në 2018, në 8,2% në vitin 2028.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë












