Koronavirusi: çast pas çasti
Udhëtimet pas pandemisë, cilat kompani do të rimëkëmben më shpejt
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror tha në fillim të këtij muaji se fluturimet ndërkombëtare dhe ato të brendshme u rritën në korrik, në krahasim me qershorin
Kompanitë ajrore evropiane me kosto të ulët do të kenë avantazhe të qarta ndaj kompanive më të mëdha ajrore në një botë post-pandemike, thonë analistët e CNBC.
Kjo ka qenë një kohë e zymtë për linjat ajrore, pandemia e koronavirusit ndaloi udhëtimet. Por tani, linjat me kosto të ulët duket që po tregojnë shenja të rimëkëmbjes në krahasim me linjat kombëtare, që shpesh mund të subvencionohen ose të marrin trajtim preferencial.
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror tha në fillim të këtij muaji se fluturimet ndërkombëtare dhe ato të brendshme u rritën në korrik në krahasim me qershorin, por kërkesa ishte ende “nën nivelet para-pandemike”, shkruan Monitor, përcjell albinfo.ch.
British Airways tha se parashikon që të kryejë fluturime me 45% të kapacitetit në vitin 2019 gjatë të njëjtës periudhë.
Lufthansa, një tjetër linjë ajrore, parashikon se do të fluturojë me rreth 40% të niveleve të vitit 2019. Kompania ajrore Ryanair tha se trafiku i saj deri në mars mund të arrijë midis 90 dhe 100 milionë pasagjerë – rreth 60% dhe 67% të 148.6 milionë pasagjerëve që fluturuan në vitin e plotë deri në mars 2020.
Laura Hoy, analiste në Hargreaves Lansdown, tha se linjat ajrore me kosto janë më tërheqëse për konsumatorët, duke pasur parasysh kufizimet e udhëtimit dhe pasigurinë mbi pandeminë.
Përveç kësaj, Hoy shtoi se mes pasigurisë ekonomike dhe potencialit për përçarje të mëtejshme në të ardhmen, konsumatorët nuk janë të prirur të shpenzojnë shumë për fluturime, gjë që gjithashtu është përfituese për linjat ajrore me kosto të ulët.
Aksionet e Ryanair janë rritur me 1.8% nga viti i kaluar. Aksionet e Wizz Air, një firmë tjetër me kosto të ulët, janë rritur me 7.5% gjatë të njëjtës periudhë, ndërsa ato të EasyJet kanë rënë me 9%.
Nga ana tjetër, IAG ka rënë me 2.6% nga viti i kaluar dhe aksionet e Lufthansa-s gjithashtu janë ulur me 19.7%.
Perspektiva
“Ndihma i shpëtoi kompanitë ajrore në një kohë të keqe”, tha Hoy, por nuk mbështeti rritjen e tyre. Ndihma financiare erdhi me shumë kushte të bashkangjitura, përfshirë kufizimet për pagesat e dividentëve, shtoi ajo.
Përveç kësaj, ka dyshime në lidhje me faktin se sa larg do të jenë të gatshme të shkojnë qeveritë për të mbajtur në këmbë linjat kombëtare ajrore.
“Do të ketë një ndryshim të situatës”, tha Charles, pasi “qeveritë po kërkojnë të kursejnë ku të munden, ato nuk mund të përballojnë shpenzimet dhe do të preferonin që blerësit e sektorit privat të injektonin më shumë inovacion në sektor”.
“Mendoj se në të ardhmen do të zbuten disa prej këtyre kufizimeve, kështu që tani është koha që të dalë në pah më tepër kapital privat. Dhe shumë linja të vogla ajrore do të jenë në gjendje të fitojnë avantazh në krahasim me linjat tradicionale”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar














