Sport
UEFA: Kosova do ta përdorë VAR-in në dy ndeshjet e shtatorit
Ekipi kombëtar i Kosovës do të përdorë detyrimisht sistemin VAR në ndeshjet kualifikuese të shtatorit. Kjo pasi UEFA ka vendosur sot, në bashkëpunim me FIFA-n që sistemi i video asistencës së referëve të përdoret në të gjitha ndeshjet e mbetura kualifikuese të Botërorit 2022, shkruan uefa.com, përcjell Albinfo.ch.
Kjo është një vazhdimësi e vendimit që ishte marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në korrik 2021. Sistemi do të përdoret pra nga xhiroja e katërt dhe i përfshin të gjitha ndeshjet e shtatorit e të muajve vijues të këtij viti.
Planet fillestare të përdorimit të VAR-it në kualifikimet e Kombëtareve ishin shtyrë për shkak të komplikimeve logjistike dhe rrezikut që lidhet me pandeminë COVID-19. Implementimi i VAR-it, i cili do të organizohet nga UEFA, do të jetë obligim i vendit mikpritës. Pra, ky sistem do të përdoret në shtator edhe në Kosovë, në ndeshjet e “Dardanëve” me Greqinë dhe me Spanjën, më 5 e 8 shtator.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit