Lajme

Vajza 6-vjeçare e George Floyd flet për babain

Vajza gjashtë vjeçare e George Floyd ka thënë se “babi i saj ndryshoi botën”, por se nuk e ka kuptuar arsyen përse policët ia vranë babain.

Gjashtëvjeçarja dhe nëna e saj, Roxie Washington, u shfaqën në emisionin ‘Good Morning America’ mëngjesin e të mërkurës, ku Gianna, vajza e Floyd, tha se i mungojnë lojërat që i bënte me babain e saj, raportojnë mediet amerikane.

“Më mungon… ai luante shpesh lojëra me mua”, tha Gianna.

Roxie, bashkëshortja e Floyd, përgjatë një konferencë shtypi me vajzën mbrëmjen e së martës, tha se George e donte tejmase vajzën e tij.

Nëna e vajzës gjithashtu zbuloi se Gianna nuk e di historinë e plotë të vdekjes së babait të saj.

“I thashë vajzës sime se babai i saj vdiq pasi nuk mund të merrte frymë”, deklaroi bashkëshortja e Floyd në ‘Good Morning America’.

Në SHBA rrugët janë pushtuar nga marshi i protestuesve, të cilët po shprehin pakënaqësitë e tyre kundrejt vrasjes së Floyd dhe racizmit në përgjithësi, përcjell albinfo.ch