Koronavirusi: çast pas çasti
Vaksina vetëm në vendet e pasura
Vendet kryesore që kanë siguruar vaksina janë SHBA-ja, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Rusia, Gjermania, Spanja dhe Kanada
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se 95 për qind e dozave të vaksinave të administruara deri tani, në të gjithë botën, ishin të kufizuara në 10 vende dhe bëri thirrje për një shpërndarje më të drejtë.
Vendet kryesore që kanë siguruar vaksina janë SHBA-ja, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe, Italia, Rusia, Gjermania, Spanja dhe Kanada.
Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha në një konferencë për media se OBSH-ja po punonte për të siguruar vaksinat për gjitha vendet, por “çdo vend që është i aftë të kontribuojë duhet ta bëjë këtë”. Sipas faqes në internet Our World in Data, mbi 32 milionë doza të vaksinave COVID-19 janë administruar deri më tani.
Në Rajonin Evropian të OBSH-së, i cili përbëhet nga 53 vende, që përfshin Rusinë dhe disa vende në Azinë Qendrore, 31 vende kanë filluar programet e vaksinimit, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Por, përkundër fillimit të fushatave të vaksinimit, sipas Kluge shpejtësia e përhapjes së koronavirusit në disa vende, për shkak të varianteve të reja më ngjitëse, ishte shqetësuese.
“Kjo është një situatë shqetësuese”, tha ai.
Në rajonin evropian, 25 vende, përfshirë Rusinë, kanë regjistruar raste të variantit të ri të koronavirusit, i zbuluar fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar.
“Në të njëjtën kohë, ne jemi të shqetësuar për dy arsye: Ky variant ka një normë më të lartë transmetimi. Së dyti është pyetja se çfarë do të thotë kjo për vaksinat”, shtoi Kluge.
Sidoqoftë, Kluge gjithashtu theksoi se kishte ende arsye për të qenë optimist. “Ky do të jetë një vit më i parashikueshëm, situata do të jetë më e lehtë për t’u kontrolluar”, tha Kluge.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën