Koronavirusi: çast pas çasti
Vaksinat shkojnë për vendet e pasura
Mbi 87% kanë shkuar në vendet me të ardhura të larta ose me të ardhura të larta dhe të mesme
Vendet e pasura kanë marrë shumicën dërrmuese të furnizimit në botë të dozave të vaksinave Covid-19, ndërsa vendet e varfra kanë marrë më pak se 1%, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë në një konferencë shtypi.
Nga 700 milionë doza vaksinash që janë shpërndarë në të gjithë globin, “mbi 87% kanë shkuar në vendet me të ardhura të larta ose me të ardhura të larta dhe të mesme, ndërsa vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë vetëm 0.2%”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Mesatarisht, 1 në 4 persona në vendet me të ardhura të larta kanë marrë një vaksinë koronavirus, krahasuar me vetëm 1 në më shumë se 500 në vendet me të ardhura të ulëta, sipas Tedros, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Tedros tha se ka një mungesë dozash për COVAX, një aleancë globale që synon t’u sigurojë vendeve të varfra vaksinat e koronavirusit. “Ne e kuptojmë se disa vende dhe kompani planifikojnë të bëjnë donacionet e tyre bilaterale të vaksinave, duke anashkaluar COVAX për arsyet e tyre politike ose komerciale,” tha Tedros. “Këto rregullime bilaterale rrezikojnë të ndezin flakët e pabarazisë së vaksinave.”
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














