Kosova
Vazhdojnë ikjet e qytetarëve nga Kosova
Radhë të gjata të të rinjve janë parë para ambasadave afër “Parkut të qytetit” në Prishtinë. Ata kanë pritur me orë të tëra për të aplikuar për viza pune për në shtetin e Kroacisë. Këto pritje të gjata tregojnë më së miri rritjen e trendit të ikjes të të rinjve nga Kosova.
Mungesa e vendeve të punës dhe humbja e shpresës janë arsyet kryesore që po i shtyjnë të rinjtë ta braktisin vendlindjen e tyre për të kërkuar një jetë më të mirë.
Kroacia është shteti për të cilin kanë shprehur interesim më të madh të rinjtë për të shkuar dhe punuar për shkak të procedurave më të lehta.
Por pavarësisht kësaj, ditë më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte mohuar se të rinjtë po e lënë Kosovën, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka kërkuar nga të rinjtë që mos ta braktisin vendin e tyre. Veseli ka thënë se shteti nuk forcohet duke ikur, as duke u tërhequr nga sfidat. Ndërsa Deputeti i VV-së, LIburn Aliu ka thwnw se qytetarët po ikin jashtë vendit pasi që Kosova po përballet me ngecje në zhvillimin ekonomik.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite













