Lajme
Verona Gjinaj, mbron titullin kampion të Zvicrës në tajboks
Verona Gjinaj ka mbrojtur titullin kampion të Zvicrës në tajboks. Tashmë qëllimi i saj është titulli i botës.

E shtuna ka qenë një mbrëmje e magjishme për boksieren shqiptare, Verona Gjinaj. Ajo arriti më sukses të mbrojë titullin kampion të Zvicrës në tajboks për peshat 60 kg.
Në një duel prej 5 rundeve, në “Zentrum St.Michael” në Littau, Luzern, Verona mposhti zviceranen Julia Braun.
Pas fitores, Verona për albinfo.ch shprehet: “Faleminderit të gjithëve që ishin në sallë, trajnerit Tefik Bajramit dhe klubit të sporteve luftarake “Bajrami Luzern”. Po ashtu falënderoj familjen time, të cilët janë forca ime në gjithë këtë rrugëtim timin. Do të mundohem gjithmonë të jap maksimumin nga vetja ime që prindërit dhe gjithë ata që më përkrahin t’i bëj krenarë”, ka thënë Verona, e cila jeton në Kriens, kantoni Luzern.

Ndërkohë, trajneri Tefik Bajrami, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, pas fitores, Veronen e ka quajtur ‘vajzë të hekurt’.
“Kjo vajza e hekurt shpallet prapë kampione e Zvicrës”, shkruan ai.
Verona është 18 vjeçe, ndërkohë tri vite më parë ajo kishe fituar titullin kampion të Zvicrës, duke u bërë kampionia femër më re në Zvicër. Në vitin 2020 ishte planifikuar të luftojë për titullin e botës në Kanada, por për shkak të pandemisë, ndeshja u pezullua.
Verona tashmë i ka synimet e qarta: Ajo do të vazhdojë të boksojë derisa të arrijë qëllimin e saj, e që është, kampione e botës.
E-Diaspora
-
Mediat suedeze: Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë Duket se lajmi për vrasjen e gruas N. M., e këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka...
-
Mynih: Organizohet simpozium shkencor për diasporën
-
Shkolla Shqipe në Ostermundigen shënoi Festën e Flamurit Kombëtar
-
Shqiptarja, në ballinën e revistës botërore “Harper’s Bazaar”
-
Edhe Shkolla Shqipe në Lozanë festoi Ditën e Flamurit
Jeta në Zvicër
-
Hapen më shumë zona për sportet dimërore, vendet ku mund të skijoni në fundjavë Në Zvicër që nga mëngjesi i së enjtes ka rënë edhe borë në ultësira. Pas verës...
-
Nëntori me shi dhe i nxehtë në Zvicër
-
Sa leje të punës do të lëshojë Zvicra për vitin 2024
-
Cyrihu, qyteti më i shtrenjtë në botë
-
Nga nesër, vinjetat elektronike për vitin 2024