Kosova

Veseli në Bruksel, kërkon mbështjen e Belgjikës për vizat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është nisur për Bruksel si dhe kërkon mbështjen e Belgjikës për vizat.

 Veseli në Bruksel do të zhvillojë vizitë zyrtare dhe do të pritet nga autoritetet e shtetit të Belgjikës, shkruan Albinfo.ch

Gjatë kësaj vizite, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takim edhe nga homologia e tij, kryetarja e Senatit të Belgjikës, Christine Defraigne.Veseli po ashtu do të takohet edhe me eurodeputetë të Parlamentit Evropian, me të cilët do të flasë për proceset integruese të Kosovës, me theks të veçant për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai pritet të takohet edhe me Grupin Ndër-parlamentar i Miqësis Belgjikë- Kosovë, përveç kësaj do të ketë takime të ndara edhe me Dirk Van der Maelen, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe me Siegrfied Bracke, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të  Parlamentit belg.