Kosova

Video promovuese për Kosovën me Xhakën e Shaqirin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video promovuese për Kosovën.

Videoja në fjalë pasqyron potencialin e Kosovës drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik me produktet vendore, përcjell albinfo.ch.

Nuk mund të mungojnë edhe artistët e suksesshëm kosovarë që janë bërë të njohur në mbarë botën.

Të tillë janë artistët Dua Lipa, Rita Ora, Ramë Lahaj e Era Istrefi që gjithashtu janë pjesë e insertit.

Pjesë e videos promovuese janë gjithashtu edhe emra tjerë të njohur si: Lorik Cana, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Akil Gjakova, Majlinda Kelmendi e shumë të tjerë.

Kjo dëshmon edhen njëherë se Kosova është burim talentesh, dhe se emrat që përfaqësojnë denjësisht identitetin e saj jashtë vendit, janë promovimi më i mirë që mund t’i bëhet Kosovës.