Foto: bluewin.ch
CH-Ballkani
Vizitojeni Shqipërinë përrallore, zbulimin më të ri të Ballkanit
Në Shqipëri? E pse jo!Ky vend i vogël buzë Adriatikut dhe Jonit ofron plazhe përrallore, kulturë të pasur, thesare të natyrës dhe njerëz të përzemërt të cilët e mirëpresin mikun me sinqeritet...
Nga altoparlantët dëgjohet xhazi diskret, fryn një erë e lehtë mbrëmjeje dhe në sfond dëgjohet shushurima e baticës së ujit.
Shikimi drejt Adriatikut dhe çadrave laramane në plazh ofron imazhe ngjyrash. Vendet e vogla të shumta në rivierën shqiptare janë vërtet të bukura si parajsa, siç e tregon edhe galeria e fotografive, mund të lexohet në një prezantim të bërë nga portali zviceran bluewin.ch.
Nëse dikur ishte Kroacia pika kulmore absolute e turizmit në Ballkan, ajo sot është Shqipëria. Për arsye se çmimet këtu, sikur pothuaj askund në parajsat turistike, janë kaq të ulëta dhe aq shumë do të përfitosh për shumen e njëjtë të parave… Një drekë me tri rende dhe duke përfshirë këtu edhe verën në një restorant të bukur, kushton jo me shumë se 20 franga dhe gjellët janë të shijshme.
Peshk i freskët, fruta deti, gatime mishi dhe shumëçka tjetër e shndërrojnë udhëtimin nëpër Shqipëri në një përjetim kulmor edhe nga aspekti kulinarik, transmeton albinfo.ch. Po kështu edhe çmimet e hoteleve janë jashtëzakonisht të ulëta, aq sa mund ose ta kursesh portofolin ose të zhytesh në luks pak më të madh se zakonisht.
Ngjitja për në Kalanë e Beratit është e rrëpinjshme dhe e shtruar me gurë, është rruga e zanatlinjve. Drita bie mbi rrugën e ngushtë dhe së bashku me shtëpizat e shumta prej druri, krijon një frymë mistike. Këtu, përveç suvenireve të zakonshme gjen edhe punëdore solide si për shembull qilima. Në brendi të kështjellës, thesaret artistike me shumë vlerë si ikonat shumëngjyrëshe i kanë mbijetuar komunizmit. Imazhet e shenjtërve shkëlqejnë dhe ndriçojnë aq gjallërishëm sikur të ishin pikturuar sot.
Edhe dashamirët e ecjes nëpër male nuk mbeten pa përjetimin e tyre në Shqipërinë e bukur. Qoftë një shëtitje idilike në male ose ndonjë tur alpinist, për secilin gjendet diçka. Një përjetim kulmor është për shembull shëtitja mbi malet rreth Gjirokastrës që ofron shtigje të bukura dhe pamje spektakolare.
Po ashtu këtu mund të vizitohet edhe “Syri i Kaltër”. Një mrekulli natyre, e fshehur në mes të shkëmbinjve të egër, të thatë. Nën drurët gjigantë të panjës skumbëzon uji i cili shkëlqen me një ngjyrë te mrekullueshme të bruzët, përcjell albinfo.ch. Përroi pastaj zhduket në një pyll që duket si xhungël dhe pilivesat e mëdha të kaltra e plotësojnë tablonë përrallore.
Në përgjithësi Shqipëria premton pushime të paharrueshme. Qoftë në komoditetin e plazhit ose me pak aksion apo me shumë vizita kulturore, Shqipëria ka diçka për të ofruar në shumë fusha.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër Rrëfimi prekës për jetën e punëtorëve sezonalë nga Kosova është përzgjedhur ndër nëntë punimet më të... -
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025
















