Kosova
“Vrasësit e vëllezërve Bytyqi ndodhen në Parlamentin e Serbisë”
Ilir Bytyqi ka thënë se drejtësia nuk po shkon në vend për rastin e vrasjes së vëllezërve të tij, pasi si thotë se Vuçiqi ka mbrojtur dhe sot mbron kriminelët e luftës
Ilir Bytyqi, vëllai i tre dëshmorëve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u vranë pas përfundimit të luftës nga forcat serbe, ka folur për rastin e vrasjes së vëllezërve të tij.
Bytyqi, i cili këto ditë ka qëndruar në Kosovë, ka takuar pothuajse të gjithë liderët e institucioneve shtetërore në Kosovë.
Ai në “RTV Dukagjini”, ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është që të propozojnë një rezolutë në Kuvendin e Kosovës.
“Qëllimi i rezolutës ka të bëjë me vrasjen e vëllezërve Bytyqi dhe të zhdukurve të tjerë në Kosovë, në mënyrë që t’i bëhet me dije Serbisë se nuk mund t’i fsheh krimet e kryera në Kosovë”.
Vëllai i tre dëshmorëve ka thënë se në bazë të njohurive të tij, hetimit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi i ka ardhur fundi dhe se për vrasësit edhe Vuçiqi ka informacion, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se së bashku më vëllanë Fatosin dhe disa kongresistë amerikanë kanë takuar presidentin serb, i cili edhe ka përmendur emrin prej njërit prej vrasësve të vëllezërve të tyre.
“Vuçiqi na ka thënë se i di dy emrat që janë të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi. Njëri nga ta është Goran Radosavleviq – Guri dhe një emër tjetër”, tha ai.
Bytyqi ka thënë se drejtësia nuk po shkon në vend për rastin e vrasjes së vëllezërve të tij, pasi si thotë se Vuçiqi ka mbrojtur dhe sot mbron kriminelët e luftës.
“Presidenti i Serbisë i mbron kriminelët e luftës. Shumë kriminel përfshirë edhe ata që kanë vrarë vëllezërit e mi sot janë në Parlamentin e Serbisë, madje janë në partinë e vet Aleksandar Vuçiqit”, tha Ilir Bytyqi.
E-Diaspora
-
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin Emërimi në shoqatën prestigjioze në Varshavë vjen si vlerësim për interpretimet e saj të suksesshme të... -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve
Jeta në Zvicër
-
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë Partia argumenton se spitalet, shkollat dhe shtëpitë e kujdesit nuk duhet të përballen me procedura të... -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s












