Lajme
Vuçiq: Ne jemi gjithmonë për dialog dhe kompromise
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, se lobimi për njohjen e Kosovës nuk është pezulluar, duke thënë se ai do të presë për të parë se cila do të jetë organizata e parë ndërkombëtare ku do të aplikojë Kosova për anëtarësim dhe a do ta njohë dikush pavarësinë e Kosovës.
“Në atë ditë, nëse mentorët e tyre nuk ua tërheqin vërejtjen, ne do të vazhdojmë fushatën tonë (kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës) dhe u premtoj atyre që do të jemi pesë herë më të suksesshëm”, tha Vuçiq para gazetarëve gjatë një vizite në Sremska Mitrovicë, përcjell albinfo.ch.
Vuçiq tha se deklarata e Hotit tregoi se “nënshkrimi i shqiptarëve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe (Zajednica) dhe fjala e dhënë (tek i dërguari amerikan për dialog) Grenellit, nuk do të thotë asgjë”.
Vuçiq gjithashtu tha që delegacioni serb ishte i gatshëm për bisedime mbi ekonominë dhe se delegacioni i Kosovës erdhi në ato bisedime, siç tha ai, me kërkesë për kompensim të luftës.
“Kjo është ekonomi për ta, sepse ata nuk kanë fabrika dhe investime. Ne për këtë nuk do të flasim fare. Dialogu duhet të vazhdojë, por nëse thirrja është ‘Ejani të firmosni pavarësinë e Kosovës’, as mos na thërrisni. Ne jemi gjithmonë për dialog dhe kompromise që çojnë në zgjidhje”, tha Vuçiq.
Kryeministri Hoti, gjatë një raportimi në Kuvendin e Kosovës të premten mbi dialogun me Serbi, duke folur për lobimin për Kosovën tha se “nuk ka pezullim të aktiviteteve tona”.
“Nuk ka pezullim të aktiviteteve tona, jemi dakorduar me partnerët tanë që anëtarësimi jonë në organizatat ndërkombëtare të bëhet bashkë me ta, bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo është e vërteta”, tha ai.
I dërguari i posaçëm për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, para takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për rifillimin e dialogut mes dy palëve, kishte thënë se Serbia është pajtuar që të pezullojë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe Kosova është pajtuar të pezullojë përpjekjet për t’u anëtarësuar në mekanizma ndërkombëtarë, për t’i dhënë shans vazhdimit të dialogut.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte anuluar pas publikimit të aktakuzave për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorit Special.
Megjithatë, Hoti dhe Vuçiq u takuan në Bruksel më 16 korrik.
Gjatë raportimit para deputetëve, Hoti tha se në takimin e 16 korrikut në Bruksel ka paraqitur kërkesat e Kosovës për zbardhjen e çështjes së të pagjeturve dhe për temat ekonomike.
E-Diaspora
-
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë Përfundon numërimi në përfaqësitë diplomatike dhe po mbyllet procesi në Prishtinë, ndërsa sfida e fundit mbeten... -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind -
Numërohen votat e diasporës, mbi 60 mijë pako postare janë vlerësuar nga KQZ -
Shoqata Zvicerane e Futbollit çon në gjyq TikTokerin që ofendoi Xhakën dhe Shaqirin
Jeta në Zvicër
-
Ky është formacioni i Zvicrës ndaj Katarit Ndeshjen do ta fillojnë kët lojtarë: Kobel; Zakaria, Elvedi, Akanji, Rodriguez; Aebischer, Xhaka, Freuler; Ndoye, Embolo,... -
Sonte Zvicra luan ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026 -
Fermerët e Gjenevës kundër mbylljes së kufijve -
Ministrat e qeverisë zvicerane kaluan më shumë kohë në ajër në vitin 2025 -
Zviceranët synojnë lidhje direkte hekurudhore me Londrën













