Mërgimtari shqiptar u shpall “Iluministi i Vitit 2021”

Kadeli është iniciatori i shoqatës “Friends, help!” dhe prej 5 vjetësh i është dedikuar gjetjes së donatorëve për të mbështetur familjet në nevojë, shkruan albinfo.ch.

Leo Kadeli, me origjinë shqiptare, është fituesi i fushatës “Ndriçuesi i Vitit”, i organizuar çdo vit nga Radio Kombëtare Bullgare. Për herë të parë në historinë 8-vjeçare të fushatës, fituesi nuk është shtetas bullgar. Gjysma e të gjithë njerëzve që morën pjesë në votim votuan për të.

Leo Kadeli, i cili prej 15 vjetësh jeton dhe punon në Bullgari, është vlerësuar me çmimin “Enlightener of the Year 2021”, shkruan tutje albinfo.ch.

Kadeli është iniciatori i shoqatës “Friends, help!” dhe prej 5 vjetësh i është dedikuar gjetjes së donatorëve për të mbështetur familjet në nevojë, me të cilën rreth 9000 familje bullgare kanë marrë mbështetje për riparimin e shtëpive, pagesën e faturave, blerjen e karrigeve me rrota, ushqimin etj. “Për mua është e rëndësishme që e mira ekziston dhe nuk ndalet. Unë kam dhe prandaj jap. Dhe miqtë e mi që më mbështesin, pothuajse të gjithë kanë mundësi mjaft modeste. Ata ndihmojnë me çdo mënyrë që munden”, tha Leo Kadeli. /Albinfo.ch

Koordinim sindikal UNIA-BSPK

Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati dhe përfaqësuesi i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, shqyrtuan mundësinë se si të shfrytëzohet potencionali sindikal i shqiptarëve në Zvicër, për fuqizimin e organizimit sindikal në Kosovë.

Murati e Arifi u takuan sot me sekretarin nacional për migracion në sindikatën e Zvicrës “Unia”, Osman Osmani. Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Diasporës, BSPK-së dhe sindikatës “UNIA”.

“Me theks të veçantë u bisedua për mundësitë që potencialet profesionale të anëtarëve shqiptarë të sindikatave zvicerane që janë rreth 20.000, të shfrytëzohen për fuqizimin e organizimit sindikal në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MeD-it, transmeton albinfo.ch.

Ministri Murati, ndërkaq shprehu vullnetin që të jetë pjesë e projekteve konkrete të këtij bashkëpunimi, në funksion të kapitalizimit të potencialeve të diasporës kosovare, në rrafshin e ngritjes së nivelit të organizimit sindikal, si pjesë e rëndësishme e avancimit të të drejtave socio-ekonomike në Kosovë.

Biografia e Valon Muratit

“Pa luftën kolektive, unë nuk do të isha këtu”

Fytyra e Isa Berbatit është e njohur për disa banorë të Lozanës. Ai ishte veçanërisht aktiv në luftën “Për katër vjet ne rrënjosemi”, si në lëvizjen e quajtur “523”

 

Militant i fortë në “Lëvizjen 523” në kantonin e Vaud-it, Isa Berbati më në fund mori një leje qëndrimi dhjetë vjet pas shpërnguljes së tij të detyruar nga vendlindja. Kurrë nuk do të arrij t’i falënderoj mjaft të gjithë ata që kanë luftuar për ne. Ata janë engjëjt tanë mbrojtës. “Gjatë takimit tonë, Isa Berbati thekson në mënyrë të përsëritur angazhimin heroik të gjithë aktivistëve, shoqatave, sindikatave, kishave dhe partive politike të kantonit të Vaudit, të cilët luftuan për rregullimin e 523 refugjatëve të ikur nga shtetet e Ballkanit. Sa për kujtesë, kjo lëvizje e madhe filloi më 24 qershor 2004, me krijimin e azilit koordinues { Coordination Asile}. Qëllimi i saj: të kundërshtojë vendimin e gjysmës së Konfederatës për të kthyer gjysmën e azilkërkuesve nga Ballkani, kryesisht të Kosovës, të cilët patën marrë atë kohë të ashtuquajturin “përjashtim Valdeze”. Isa Berbati ishte një  prej tyre.

“Pasi që kantoni,  i cili kishte rënë dakord të shqyrtojë dosjet me Amnesty International, pati dërguar dosjen time në Bernë, unë më në fund mora një përgjigje pozitive. “Në vitin 2006 Isa Berbati më në fund merr një leje qëndrimi F dhe  B, dy vjet më vonë. Sikur pothuajse të gjithë aplikantët që duhej të largoheshin nga Zvicra, ata mbetën falë këtij mobilizim historik.

Një dhimbje pa fjalë

Kthim mbrapa. Dhjetë vjet më parë Isa Berbati ishte 34-vjeçar dhe me një diplomë të juristit në xhep, e  cila megjithatë nuk njihej nga  qeveria serbe. “Për një shqiptar të Kosovës si unë ishte e pamundur për të gjetur punë. Sidomos, duke qenë i angazhuar në presidencën e një partie në Kosovë. Situata bëhej gjithnjë e më e rrezikshme në një kontekst politik jashtëzakonisht të tensionuar. “Ai zgjedh shpërnguljen, pavarësisht nga dhimbja që i shkaktohej duke  lënë gruan e tij të re dhe vajzën  5 javëshe. Ai do të arrijë t’i shohë sërish vetëm dy vjet e gjysmë më vonë, kur gruaja dhe beba arritën më në fund në Zvicër pas disa përpjekjeve të dështuara. “Nuk ka fjalë për të shpjeguar atë çfarë e kam ndierë atë kohë.  Unë pata lënë çdo gjë, familjen time, miqtë e mi, jetën time. Ndarja emocionale ishte e tmerrshme. Unë kam qenë këtu fizikisht, por atje mendërisht”, thotë ai.

Megjithatë, pavarësisht dhimbjes, pavarësisht nga refuzimi i kërkesës së tij për azil, Isa Berbati nuk e lëshon dore. I vendosur në kantonin e Vaudit, ai fillon kurse intensive të gjuhës frënge. “Bashkatdhetarët e mi nuk kuptonin pse i përkushtohesha kaq shumë angazhimeve të mia në Vaud, pasi që ata mund të më kthenin në Kosovë në çdo kohë. Për mua, kjo ishte një shans! Edhe në qoftë se unë do të kthehesha në Kosovë, unë do të kthehesha i pasuruar me një gjuhë më tepër”, shpjegon ai me filozofi.  Ai shumë shpejt merr mandat për përkthim në  në Poliklinikën Mjekësore Universitare, për mjekët dhe shoqatat.

Një mobilizim Valdeze

Vendosja e tij në Zvicër mbetej i pasigurt, megjithatë. “Ashtu siç ndodhte për të gjithë kosovarët,  Konfederata zgjeronte në mënyrë kolektive të drejtën tonë për të qëndruar në Zvicër”, kujton ai. “Kur mbaroi lufta, nga viti 2000, ne  krijuam lëvizjen”. Për katër vjet  ne rrënjosemi. “Autoritetet donin që ne të kthehemi në Kosovë. Por jeta është shumë më e pasur se ligjet dhe rregullat. Fëmijët tanë ishin në shkollë, ne ishim duke punuar, ishim të integruar… “Një mobilizim i suksesshëm sikur ai i “523 vetave”…

Kthimi i parë i  tij në Kosovë?  “Ajo pati ndodhur  pas 10 vjet, 1 muaj dhe 11 ditë. Unë i kam numëruara, sepse ishte shumë e gjatë… Gjithçka kishte ndryshuar, rrugët dhe ndërtesat më dukeshin më të vogla , ndërsa fëmijët ishin rritur. Shtëpia ime ishte rindërtuar nga prindërit e mi, të cilët, duke gjetur strehim në Zvicër, ishin kthyer. “Që nga ajo kohë Isa Berbati, i cili aktualisht punon si ndërmjetësues në mbrojtjen e të rriturve në Gjenevë (Kurator zyrtar), kthehet disa herë në vit . “Situata është përmirësuar, edhe nëse ajo është duke shkuar shumë ngadalë. Aktualisht rroga mesatare është 350 €, ndërsa çmimet janë evropiane, gjë që është shumë e vështirë për t’u përballuar.

Specialist i migriacionit

Migrimin, ai e njeh sepse e ka përjetuar mishërisht, por edhe e ka studiuar. Në xhepin e tij, duke përfshirë diploma të tjera, a ka gjithashtu një certifikatë të përkthyesit komunitar si dhe një patentë federale për specialistë të migracionit. Teza e tij u përqendrua në rregullimin e statusit të azilkërkuesve në Vallorbe.

Atë që ka punuar, denoncon një situatë të padenjë: “ORS, një firmë private fitimprurëse që merret me pritjen e azilkërkuesve, punëson njerëz të nënkalifikuar ose të pakualifikuar, dhe jo të paguar mirë. Duket se disa kontrolle do të bëhen në këtë lëmi. Por ODM duhet, sipas mendimit tim, të jetë përgjegjës për qendra të tilla. “Duke pasur parasysh shtrëngimi i ligjit të azilit, Isa Berbati, i cili që nga viti 2011 të drejtën për të votuar, falë natyralizimit tij, relativizon. “Kjo varet nga kantonet. Edhe pse kohët kanë ndryshuar, unë mendoj se një mbështetje siç ka qenë para  10 vjetëve, është ende e mundur. Në atë kohë, ne kemi gjetur një derë ku të trokasim. Një politikë humane dhe realiste pati lejuar të hyjë në negociata për rregullimin e qëndrimit tonë. Pa luftë dhe pa kantonin e Vaudit, unë nuk do të isha këtu.Unë nuk do mund t’i  falënderoj kurrë mjaft”.

Nazmi Jakurti

Vendlindja : Gjakovë, KosovëQyteti ku jeton në Zvicër:  4900 Langenthal Profili

Sekretar sindikal / këshilltarë juridik, në Sindikatën Unia, në 4900 Langenthal, prej marsit 2003.

Përgjegjës për sektorin e zejtarisë dhe për migracion.

Në shkurt 2010 është zgjedhur Kryetar i Unionit të Sindikatave të Oberaargau-t (Gewerkschaftsbund Oberaargau GBO).

Gazetar në gazetën studentore “Bota e Re” në Prishtinë, 1984 – 1988

Çmime-vlerësime-botimePunim për master i botuar në vazhdime në të përditshmen “Zëri”: “Roli i etnomediave në integrimin ndërkulturorë”; Punime për Master (të pabotuara): “Mediacioni – i lashtë dhe modern”; “Trajtimi i një konflikti ndërfqinjësorë”.  Përvojat në lidhje me mergimin/BallkaninNazmi Jakurti është anëtarë i Komisionit Kantonal për Integrim dhe i gupit të ekspertëve për hartimin e Ligjit për Integrim në Kanton Bern; Anëtarë i grupit të ekspertëve për pregaditjen e “Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës”.

Bashkthemelues dhe ish-kryetar i “Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër” BISHZ; Kryetarë i Lidhjes Shqiptare në Botë për CH; Kryetar i Unionit të Sindikatave të Oberaargau-t (Gewerkschaftsbund Oberaargau); Anëtarë i Kryesisë “Region Oberaargau”; Anëtarë i Kryesisë Bildung im Oberaargau BiO (Interunido).

Ka përvojë mbi njëzetvjeçare të angazhimit në fushën e migracionit dhe të integrimit në CH. Është këshilltarë i Qeverisë Kantonale të Bern-it në këtë fushë dhe i disa institucioneve të tjera; Docent mysafir në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Bern dhe në Universitetin e Bern-it. Bashkpunëtorë i Fakultetit Juridik në Prishtinë dhe i Universitetit Ndërkombëtarë të Tiranës.

Integrimi/zhvillimi: cilat janë prioritetet?

– Krijimi i një strukture efikase organizative/ përfaqësuese si komunitet.- Integrimi sa më i mirë në shoqërinë zvicerane.- Arësimimi i brezave të rinjë.- Forcimi i lidhjeve ekonomike, politike, kulturore… me vendlindjen.

KontaktNazmi Jakurti, Gewerkschaft Unia, Bahnhofstrasse 30, 4900 Langenthal079 278 20 65[email protected]

Valentina Smajli

Vendlindja : Prishtinë, Kosovë

Qyteti ku jetoni në Zvicër : Lucernë

Profili

Sekretare e politikave ne sindikat per sektorin e telekomunikacionit, si dhe mbikqyrse per akivitetet e te rinjeve
në kuadër te sindikates per regjionin e Zvicrës qendore.

Paralelisht ajo studion komunikimin traskulturor dhe menaxhimin e konflikteve te dryshme. Eshte gjithashtu pergjegjse ne menaxhimin e situatave konfliktuoze ne mes te të rinjeve ne regjionin e Zvicrës qendore.

Përvojat në lidhje me mergimin/Ballkanin

Valentina Smajli pasi qe eshte diplomuar per asistene medicinale ne fushat e sigurimeve shendetesore, ajo ka punuar per shume vite ne njeren nder shoqerit e sigurimeve shendetore me te mdha ne Zvicër.

Valentina Smajli merret mbi 60 % ne platorme integrative si dhe angazhohet ne NGO`s qe kan te bejn me ceshtje soziale, emancipuese,integruese dhe participuese (ne gjithat drejtimet).

– Antare e kryesis te partis social-demokrate te Zvicer ne form kantonale te Lucernit si dhe ne form federale te Zvicres
– Antare e komisionit te Qytetit te Lucernit per integrim dhe komisionin per dhenjen e shtetesis per migrantet
– Zevendes Presidente e forumit te islamit progresiv te Zvicer ne form federale
– Presidente per organisaten “Integrationsnetz” te Kantonit te Zug-ut

Integrimi/zhvillimi : cilat janë prioritetet ?

“Ne angazhimin tim te perditshem une ngelem gjithmon me shpresen qe do te arrij me bashkkombas tone nje bashveprim te ideve dhe rekomadimeve, duke ndertuar visione adekuate ne dubi te mergates sone ne Zvicer me qellim per te kontribuar ne avancimin e ogranizimit te Shqiptarve si dhe te Shqipfolesve ne Zvicer”.

Kontakt

Gewerkschaft Syndicom
Regionalsekretariat Luzern
Brünigstrasse 18
6005 Luzern
++41 (0)78 623 44 41
++41 (0)79 265 75 48
[email protected]