Koronavirusi: çast pas çasti
Zëdhënësi i Merkelit: Të mos stigmatizohen personat me COVID-19
Zemërimi ndaj njerëzve me koronavirus në dy rajone të Gjermanisë, që janë nën izolim, është “plotësisht i papranueshëm”, tha zëdhënësi i kancelares, Angela Merkel, pas raportimeve se këta persona po shënjestrohen përmes fyerjeve dhe vandalizmit.
“Njerëzit nga Guetersloh dhe Uarendorf ndonjëherë fyhen, makinat e tyre janë gërvishur, kjo është sigurisht një sjellje plotësisht e papranueshme dhe e pështirë”, tha Steffen Seibert, në një konferencë për media.
“Ne duhet ta trajtojmë njëri-tjetrin me respekt dhe simpati, veçanërisht në situata të vështira”, tha Seibert, duke shtuar se çdokush mund ta gjente veten papritur duke jetuar në një rajon që mund të jetë “pikë e nxehtë” e epidemisë së COVID-19.
Të martën, autoritetet gjermane urdhëruan bllokime të reja në këto dy rajone, pas shpërthimit të koronavirusit në një fabrikë mishi, ku janë infektuar më shumë se 1.500 punëtorë.
Sidoqoftë, nga 1.655 teste të kryera në popullatën më të gjerë në Guetersloh deri të enjten, vetëm tre ishin pozitive, sipas autoriteteve lokale.
Disa shtete gjermane megjithatë kanë thënë se ata do të largojnë turistët e mundshëm nga rajonet e prekura.
Kryeministri i shtetit të Rhein-Uestfalisë, Armin Laschet, ka këshilluar njerëzit që të testohen për COVID-19 nëse dëshirojnë të udhëtojnë diku tjetër në Gjermani.
Gjermania u bë vendi i parë i madh në Bashkimin Evropian që filloi të lehtësojë kufizimet, rreth shtatë javë më parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Vetëvendosje siguron edhe deputetin e 52-të nga votat e diasporës Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të përditësuara në... -
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje -
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Debat i ri për shtrëngimin e politikës së azilit, modeli danez në fokus Pas refuzimit të iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”, debati për migracionin dhe azilin në Zvicër... -
Debati për migracionin do të vazhdojë dominimin në Zvicër -
SBB i ripërdor vagonët e vjetër: nga trenat e vjetër në fasada dhe mobilie -
Komunat e Gjenevës apelojnë ligjin për ndalimin e rrobave të banjës mbuluese -
Paralajmërohen temperatura deri në 38 gradë: A do të thyhet rekordi i nxehtësisë për qershorin?












