CH-Ballkani

Zgjidhja e kontestit të emrit: Cipras i largohen dy deputetë

Tash qeveria greke e Cipras ka 152 nga 300 deputetë të parlamentit grek. Një shumicë vërtet e thjeshtë.

Në fakt ishte lajm i mirë: pas më shumë se një çerekshekulli Shkupi dhe Athina zgjodhën kontestin e emrit. Kjo do të thotë hapja e integrimeve euro-atlantike për ish republikën jugosllave.

Maqedonia në të ardhmen do të quhet Maqedonia Veriore dhe kështu do dallohet nga provinca veriore greke dhe periudha antike helene, shkruan “Der Spiegel”. Greqia do shmang bllokimin e fqinjit verior nga integrimet. Megjithatë qeveria e Aleksis Cipras po ndodhet në rrezik pasi nga zgjidhja e kontestit të emrit ka humbur dy deputetë nga partia e koalicionit Grekët e pavarur, përcjell albinfo.ch. Të dy për shkak të zgjidhjes së kontestit të emrit me Maqedoninë, “përgjegjësinë” e së cilës nuk mund ta “mbajnë mbi vete”.

Tash qeveria greke e Cipras ka 152 nga 300 deputetë të parlamentit grek. Një shumicë vërtet e thjeshtë.