Financa
Zviceranët e duan ‘cash’-in
Në Zvicër më së shumti paguhet me para në dorë, ku shumica e zviceranëve mbajnë para me vete
Muajin e kaluar, zviceranët zbuluan një kartëmonedhë të re për të fshehur në kuletat e tyre. Kartëmonedha prej 1,000 franga ishte më e fundit në serinë e Bankës Kombëtare të Zvicrës (SNB) për t’u nënshtruar një rivendosjeje. Kartëmonedha e re tregon dy njerëz që shtrëngojnë duart mbi një glob, sipas SNB (banka ndërkombëtare zvicerane), raporton ‘BBC’.
Kjo kartëmonedhë ka vlerë rreth 880 euro ($ 1,007, £ 764), përcjell albinfo.ch.
Sipas shifrave të fundit të SNB-së, ka më shumë se 48 milionë prej tyre në qarkullim, duke përbërë rreth 60% të vlerës së të gjitha kartëmonedhave në Zvicër.
Por kjo ringjallje vjen në një periudhë ku vendet e tjera të Evropës janë duke zhdukur paranë e tyre vendase dhe janë gjithnjë e më shumë të drejtuar tek pagesat me kartë krediti, edhe pse me norma të ndryshme nga një vend në tjetrin.
Fritz Zurbruegg, zëvendës-kryetari i SNB-së është shprehur se ‘cash’ apo ‘para në dorë’, është një fenomen kulturor dhe pikërisht 1000 franga zvicerane korrespondon saktësisht me atë që njerëzit duan.
Në Zvicër më së shumti paguhet me para në dorë, ku shumica e zviceranëve mbajnë para me vete, përcjell albinfo.ch.
Ata i kanë në kuletat e tyre për blerje të vogla ushqimore gjatë ditës, për të paguar berberin e shërbime si këto, ashtu edhe për pagesa më të mëdha si faturat e ndryshme që behën në postë.
Nëse keni 100 franga për një kafene, ju nuk duhet të kërkoni falje, sepse është normale.
Në Zvicër, shumë banka ju lejojnë të tërhiqni nga bankomatet shuma deri në 5’000 franga/në ditë (ose 10’000 franga/në muaj) pa nevojën e një njoftimi paraprak.
Madje, edhe veturat zviceranët i blejnë me para në duar dhe ky është një fenomen normal.
Në vendet tjera kjo po ndryshon, si Gjermania, derisa Suedia dhe Holanda po përparojnë shumë shpejt, duke hequr dorë nga ‘cash’.
Pse zviceranët preferojnë paratë ‘cash’?
Por, pse zviceranët preferojnë paratë në duar? Sipas ‘BBC’, janë dy arsye kryesore. E para sepse njerëzit e shohin këtë formë pagese si një mënyrë për të qenë më të vetëdijshëm mbi sasinë dhe mënyrën e harxhimit të parasë. Arsyeja e dytë ka të bëjë me faktorin identitet, vetë zviceranët identifikohen me pagesën me ‘para në dorë’, sepse ashtu e shohin veten. Ata e shohin veten ndryshe nga fqinjët e tyre evropianë, dhe i ruajnë me fanatizëm ato tradita që i veçojnë, si gjuha, sistemi politik edhe monedha, ka theksuar Miguel Brandi (psikolog dhe profesor në Universitetin e Bazel).
http://www.bbc.com/capital/story/20190416-why-the-swiss-still-love-cash
Të ngjashme
Të tjera nga Financa
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane Ekspertët vlerësojnë se eventi mund të rrisë GDP-në zvicerane me vetëm rreth 0.3 deri 0.4 pikë... -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër














