Lifestyle

Regjisori Kryeziu, pjesë e “Matchmaking Forum” në Pulë

Regjisori Durim Kryeziu me filmin e tij, pjesë e Festivalit të Filmit të Puës në Kroaci.

Regjisori Durim Kryeziu me filmin i tij “Familja” ishte njëri nga 14 projektet e zgjedhura për t’u prezantuar përpara producentëve evropianë në Festivalin e Filmit të Pulës në Kroaci.

Festivali i Filmit i Pulës për 65 vjet është një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë së filmit në Evropën Juglindore dhe në Mesdhe.

“Matchmaking Forum” është një program i ri, i cili u mbajt për herë të parë këtë vit. Programi u ofron producentëve mundësinë për t’u takuar me shumë financues të ndryshëm që janë pjesë e industrisë së filmit, si: distributorë, agjentë të shitjes, banka, financues privatë dhe publikë, regjionet dhe komisionet e filmit, transmetuesit, platformat e internetit, etj.

“Pas prezantimit ka pasur interesim të madh për projektin “Familja”, pastaj janë realizuar shumë takime me producentë, distributorë, fondacione të ndryshme dhe përfaqësues të HBO-së dhe Euroimages. Unë pres që këto takime të sjellin bashkëpunime të reja në të ardhmen e afërt”, u shpreh regjisori Durim Kryeziu.