Kosova
2,700 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Që nga 29 gushti kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi periudhën për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, 2,700 persona kanë aplikuar për t’u regjistruar për të votuar qoftë fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike apo përmes postës.
Nga ky numër i kërkesave, 2,442 janë aprovuar, ndërkaq vetëm 258 të tjera janë refuzuar.
“Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri paraditën e datës 13 shtator 2024, janë pranuar 2,700 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 2,442, ndërsa 258 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
Ai ka shtuar se numri më i madh është për votimin me postë.
“Nga 2,442 aplikime të aprovuara, 1,004 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 226 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 1,212 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, njoftoi ai.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin Zvicra konsiderohet një nga vendet më të prekura në Evropë nga shkrirja e akullnajave... -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze -
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave -
Në Zvicër bakshishi nuk është detyrim, por mbetet një gjest mirënjohjeje -
Raporti i SECO: Tregu i punës në Zvicër po ndahet mes zviceranëve dhe punëtorëve nga BE-ja











