Bota

3-vjeçari kosovar ndërron jetë duke shkuar në çerdhe në Gjermani

Ai ka pësuar infarkt

Mëngjesin e ditës së djeshme një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani. Një fëmijë 3-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë rrugës duke shkuar për në çerdhe.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Express, familjarët e L.Gashit, përcjell albinfo.ch.

Këta kanë bërë të ditur se djali ka qenë duke shkuar në çerdhe, kur i ka rënë të fikët, derisa i njëjti më vonë është konstatuar se ka vdekur nga infarkti. Rasti ka ndodhur në Frankfurt.

Familja e tij nga fshati Ngucat i Malishevës, tutje, kanë bërë të ditur se djali i tyre nuk ka qenë i sëmurë më parë.

Për varrimin e të njëjtit ende nuk dihet saktë, pasi që fillimisht duhet të kryhen procedurat në shtetin gjerman.