Kosova
42 vjet nga demonstratat e ’81-ës
Në 42-vjetorin e demonstratave të studentëve në vitin 1981 Shoqata e ish të burgosurve politikë është vizituar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Atë e mirëpriti kryetari i shoqatës, Shefik Sadiku, ku u rikujtua e gjithë historia e atyre ditëve si fillim të një procesi që çoi deri në zhbërjen e Jugosllavisë e deri në çlirimin e vendit.
“Forca, guximi dhe organizimi i studentëve, rinisë dhe punëtorëve atëbotë përballë shtypjes së dhunshme dhe padrejtësisë sistematike janë shembull i vetëdijes që duhet ndjekur për çdo ditë dhe përkujtuar për çdo vit”, ka thënë Kurti.
Po ashtu, demonstratat e ’81 u kujtuan edhe nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” që shënoi 42-vjetorin.
Demonstratat e vitit 1981 u nisën si protesta të studentëve për kushte më të mira dhe trajtim të barabartë, megjithatë mbështetja për studentët erdhi nga të gjithë shqiptarët e Kosovës në kërkesën e tyre për liri, të drejta e Republikë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












