Lajme
Vetëvendosje: Diaspora iu thotë jo marrëveshjeve
Përgjatë muajit dhjetor, Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Diasporë, kemi mbajtur mbi 15 tubime me bashkatdhetarë. Sipas LVV-së, diaspora është kundër marrëveshjeve
Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje gjatë gjithë muajit dhjetor, ka shëtitur nëpër shumë vende evropiane dhe sipas një deklarate të tyre, kanë marrë mbështetjen e bashkatdhetarëve në Gjermani, Zvicër, Austri, Belgjikë, Suedi dhe Norvegji kundër marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave serbe dhe Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Sipas një njoftimi të kësaj partie, më të madhes në opozitën kosovare, gjatë muajit dhjetor, Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Diasporë, kemi mbajtur mbi 15 tubime me bashkatdhetarë, një protestë para Ambasadës së Republikës Kosovës në Gjermani dhe takime të shumta me anëtarë dhe simpatizues të Lëvizjes.
“Po ashtu kemi realizuar takime dhe kontakte të vazhdueshme me politikanë dhe persona të tjerë publik si gazetarë, pjesëtarë të organizatave të ndryshme të shteteve ku jetojmë, në mënyrë që t’i njoftojmë rreth gjendjes aktuale politike në Kosovë. Shumë prej tyre janë shprehur të befasuar me përndjekjet që Qeveria e Kosovës i ka bërë dhe po i bënë opozitës, e posaçërisht me arrestimin e deputetëve dhe demolimin e zyrave të subjektit më të madh opozitar”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Pjesëmarrja e madhe e mërgimtarëve në tubime dhe anëtarësimet e vazhdueshme në Lëvizjen Vetëvendosje nëpër të gjitha Qendrat tona në Diasporë, sipas tyre, “dëshmojnë qartë që bashkatdhetarët po bëhen më të gatshëm dita ditës për t’u bashkuar në luftën kundër regjimit shtypës, jodemokratik e të korruptuar”.
“Regjimet e pasluftës e kanë bërë Kosovën një shtet jofunksional e jodemokratik, ku të drejtat më themelore kërcënohen dhe shtypen çdo ditë. Edhe ky vit që e lamë pas na kujtoi që ende kemi shumë punë për të bërë dhe beteja për të luftuar, në mënyrë që të triumfojë e drejta për vetëvendosje për popullin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e LVV-së.
Sipas kësaj lëvizjes, viti 2016, do të jetë vit i betejave të mëdha.
“Betejat që na presin për vitin e ri 2016 janë të shumta, ku beteja e parë gjithëkombëtare e vitit do të jetë me 9 janar. Rindërtimi dhe zhvillimi i Republikës janë të mundshme vetëm pas ndalimit të këtij regjimi autoritar tashmë 17 vjeçar. Prandaj, pjesëmarrja në protestën e 9 janarit është e domosdoshme për të gjithë ata që duan të ndërtojnë një Republikë të mirëfilltë”, konsideron kjo lëvizje, më e madhja opozitare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? Meteorologët presin një fenomen El Niño. Për Zvicrën, pasojat janë ende të paqarta - por një... -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën -
Kirurgu i akuzuar i zemrës: “Fajtor, rezistenca kundër meje si mjek italian” -
Këshilli Federal e konsideron ndalimin e telefonave inteligjentë për fëmijët nën 12 vjeç si shumë kufizues -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran











