albinfo.ch
Kultura
„Ilirët“, rok shqip dhe nostalgji
Zëri i këngëtarit të grupit muzikor “Ilirët”, Shemsi Krasniqi-Shemi, është dëgjuar në një lagje tejet të frekuentuar të natës në Cyrih të premten mbrëma.
Në klubin „Blok“, Shemi, i cili ka një karrierë të bujshme muzikore rreth katër dekadash, ka sjellë nostalgji me këngët e stlit rock folk ship si: “Xhamadani vija-vija”, “Kënga e Naimit”, “Fjalët e qiririt” dhe shumë këngë të tjera.
Madje “Xhamadani vija vija”, këgë e cila është bërë “Himn i shqiptarëve”, është kënduar disa herë me kërkesë të publikut, që këtë herë ishte i moshave të ndryshme.
Mbase ka përsëritur edhe këngën e re “Xhamadani i ri”.
Shemsi Krasniqi, mbi të 50-tat, me këngën “Xhamadani vija-vija” ka bërë që të këndojë edhe publiku, ndërsa ka sjellë live edhe këngë të tjera nga repertori i viteve 90-ta, siç ishte edhe ajo “Larg vendlindjes”, që trajtonte çështjen e azilantëve kosovarë të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, ku njihet edhe refreni “Oj Kosovë ty të kam hajmali”.
Në pamundësi për të ardhur i tërë bendi në Zvicër, Shemsi Krasniqi i „Ilirëve“ është përcjellë nga Gino dhe Avniu.
Një adhurues i tij i viteve 90-ta, Hasan Sherifi, duke u përpjekur të shpjegonte përshtypjet e tij me këngët e „Ilirëve“, tha se po e takon solistin e brezit të tij live pas disa vjetëve. Sherifi, me origjinë nga Malësia e Bujanocit, për herë të fundit e kishte dëgjuar në një koncert live në vitin 1983 në Gjilan.
Këngët e Shemsi Krasniqit u kanë bërë përshtypje edhe zviceranëve që nga kurreshtja iu bashkuan publikut të pranishëm në klubin „Blok“.
Shemi kishte ardhur në Zvicër për herë të parë pas viteve 90-ta. Për herë të fundit kishte performuar në Zvicër në vitin 1993 dhe thotë se këtë herë ka gjetur një publik tjetër.
«Sonte kam vërejtur se njerëzit po na njohin ende edhe pas pushimit të gjatë të bendit tonë. Jemi kënaqur sonte se po i njohin këngët tona», thotë Shemsi Krasniqi për albinfo.ch, i cili ka mohuar se tashmë aktivisht po merret me muzikë, por nga dëshira për të treguar se ka ekzistuar një grup si «Ilirët».
Krasniqi tha se po punon për të mbajtur gjallë rokun, porse ishte i detyruar ta kombinojë me pop folk për të ruajtur publikun e «Ilirëve».
Shemi ka premtuar se do të vijë sërish në Zvicër, ndërsa mbrëmjen e së premtes me «Ilirët» e kishte organizuar Fatmir Haziri nga “Different Shows”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj























