Lajme
Kosova e vendosur për reciprocitet me Serbinë, në naftë dhe gaz
Nga ky reciprocitet Serbia humb për çdo ditë 21 mijë euro, nga mungesa e eksportit në Kosovë
Kolona të gjata janë krijuar në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pasi që Prishtina zyrtare vuri masat e reciprocitetit me Serbinë lidhur me transportin e gazit dhe naftës, që konsiderohen materie të rrezikshme. Nga ky reciprocitet Serbia humb për çdo ditë 21 mijë euro, nga mungesa e eksportit në Kosovë.
Tri ditë më parë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami kishte nënshkruar vendimin për masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit. Vendimi kishte ardhur pasi Serbia ka refuzuar të njohë certifikatat e shoferëve dhe automjeteve kosovare që bartin materie të rrezikshme. Tash, as Shteti i Kosovës nuk do t’i njohë dokumentet e njëjta të lëshuara nga Serbia.
Menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar edhe kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Në një prononcim për media, ai ka thënë se qeveria e tij është duke u marrë me problemin, është në diskutim të vazhdueshëm me Brukselin dhe se beson që kjo çështje do të zgjidhet shpejtë. Ai ka thënë se nuk dëshiron që t’i “vë benzinë zjarrit” kur bëhet fjalë për këtë çështje
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë reaguar deklaratave të Kryeministri të Serbisë, Aleksander Vuçiq i cili tha sot se shumë shpejt do të zgjidhet problemi i krijuar pas vendimit për reciprocitet nga ana e Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, ka thënë se autoritetet serbe duhet t’i njohin certifikatat e Shtetit të Kosovës para se të flitet për heqjen e reciprocitetet. Ai ka thënë se kjo çështje mund të zgjidhet me dialog derisa i ka bërë thirrje Serbisë të mos pengojë qarkullimin e lirë të mallrave dhe të njerëzve.
“Sidoqoftë, ne besojmë se dialogu është e vetmja mënyrë e zgjidhjes se problemeve, dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të jenë më bashkëpunuese rrjedhimisht te njohin certifikatat tona, në mënyre që qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve si parakusht i zhvillimit ekonomik, te mos jete subjekt i politikave ditore”, ka thënë Abrashi citon Express.
Ndryshe rreth 21 mijë euro në ditë i humbë Serbia nga bllokada e naftës dhe gazit, pas vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovë. Bazuar në të dhënat e doganës, vitin e kaluar Kosova ka importuar në rrugë legale 33 milionë litra gaz dhe 708 mijë litra naftë, në vlerë mbi 8 milionë euro.
Sipas këtyre të dhënave mesatarisht 2 milionë litra gaz gjatë një muaji vinë në Kosovë nga shteti fqinjë. Sasia më e madhe e gazit është importuar në muajin shtator që është plotë 4.2 milionë litra. Kurse sasia më e vogël është importuar në muajin dhjetor 136 mijë litra.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












