Lajme
1200 kosovarë aplikuan për punë në Gjermani
Për 3 muaj, 1200 kosovarë aplikuan për punë sezonale në Gjermani. Sipas autoritetve kosovare, Gjermania mbetet më e preferuara për punësim sezonal
Vetëm brenda tre muajve të këtij viti, më shumë se 1200 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë punë në Gjermani. Këto kërkesa kanë ardhur pasi shteti gjerman e ka shpallur Kosovën vend të sigurt të origjinës, ku edhe kishte ndryshuar kushtet dhe kriteret për punësim sezonal.
Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Gjermania mbetet vendi më i preferuar i kosovarëve për punë. Sipas ministrit të Punës, Arban Abrashi, njëra nga marrëveshjet më të rëndësishme në kuadër të punësimit sezonal, është arritur me shtetin e Gjermanisë.
“Suksesi ka të bëjë me shtetin gjerman ku edhe kanë qenë synimet dhe orientimet tona, si proces po rrjedh mirë, ne kemi marrë një plotësim ndryshimi të ligjit ku lejohen punëkërkuesit tanë të aplikojnë në vende të lira të punës me kushte specifike për në Gjermani”, tha ai.
Të dhënat e fundit që i ka Ministra marrë nga shteti gjerman tregojnë se për viza pune nga janari e deri më tani, sipas Abrashit, kanë aplikuar mbi 1200 punëkërkues nga Kosova.
Sipas marrëveshjes që Kosova ka arritur me Gjermaninë, ka bërë të ditur Abrashi, deri në vitin 2020, do të punësojë për punë sezonale 5 mijë punëkërkues nga Kosova. Sipas ministrit, Kosova ka filluar lobim me shtete evropiane dhe pritet punë sezonale edhe në Finlandë e Maltë.
“Punësimi jashtë apo migrimi qarkor jashtë, është në funksion të lehtësimit të presionit të tregut të punës në Kosovë dhe në funksion të marrjes së shkathtësive profesionale në disa fusha si hoteleri, turizëm dhe ndërtimtari. Këto aftësi apo shkathtësi që këta punëkërkues mund t’i marrin në këto shtete, nuk i ofron sistemi edukativ dhe qendrat profesionale në Kosovë”, thotë Abrashi, citon REL.
Punësimi sezonal në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian vazhdimisht është konsideruar projekt i nevojshëm për qytetarët e Kosovës, ku papunësia është mbi 35 për qind. Punëkërkuesit nga Kosova thonë që sikur institucionet e Kosovës të arrijnë të realizojnë punësim sezonal, atëherë, të gjithë ata do të pranonin një punë të tillë.
Në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, mbi 25 mijë të papunë brenda një viti hyjnë në tregun e punës, derisa ky treg absorbon jo më shumë se 4 mijë punëtorë. Ndërkaq, rreth 300 mijë të papunë janë të regjistruar në zyrat e punësimit në mbarë Kosovën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












