Lajme
Ivanov nuk lëshon pe: amnistia është e drejtë
Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov tha se nuk heq dorë nga vendimi për amnistimin e politikanëve të dyshuar për vepra penale. Ai kërkoi nga diplomatët të jenë të kujdesshëm
Protestat e dhunshme dhe reagimet e opinionit të brendshëm dhe atyre ndërkombëtarë, nuk ia kanë ndryshuar mendimin presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov rreth dekretit për falje. Madje pak më parë, ai tha se nuk heq dorë nga vendimi për amnistimin e politikanëve të dyshuar për vepra penale.
“Edhe pas të gjitha reagimeve jam i bindur se vendimi i tillë për tejkalimin e krizës dhe uljen e tensioneve mes kundërshtarëve politikë. Jam i vetëdijshëm për vendimin që e solla. Secili që mendon se i kam bë shërbim të keq dhe dëshiron që pafajësinë e tij ta dëshmojë në gjykatë, të dërgojë deri te unë kërkesë me shkrim, të cilën do ta shqyrtojnë ekspertët tanë juridikë”, deklaroi Ivanov, citon Lajm.
Presidenti maqedonas i porositi diplomatët që të jenë të kujdesshëm me qëndrimet dhe deklaratat e tyre, duke shtuar se ndryshe “mund të keqkuptohen nga opinioni”.
Në anën tjetër, lideri opozitar Zoran Zaev ka deklaruar se partia e tij LSDM-ja nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit, dhe se as nuk do të lejoj mbajtjen e tyre. LSDM këmbëngul se në Maqedoni janë të mundshme zgjedhje të rregullta vetëm me listë të pastruar zgjedhore dhe reforma në media.
Ndryshe, tri ditë më parë, presidenti Ivanov nxori një ferman me të cilin i amniston të gjithë politikanët që janë duke u ndjekur nga drejtësia për vepra penale; janë në proces gjyqësor; apo janë duke vuajtur dënimin. Kjo falje i përfshinë kryesisht politikanët e partisë së ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
E-Diaspora
-
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali Adile Jashari u vlerësua me çmimin “Ricerca Stilistica”, ndërsa pesë studente të UBT-së prezantuan krijimet e... -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë













