Lajme
Pas tre muajsh bojkot, Vetëvendosje kthehet në Kuvend
Përfaqësuesit e Vetëvendosjes, që është më e madhe në opozitë, thonë se po kthehen që kundërshtimin e tyre ta zhvillojnë në Kuvend. AAK dhe NISMA vazhdojnë bojkotin
Tre muaj pasi kishte bojkotuar punimet legjislative në shenjë kundërshtimi me marrëveshjet e fundit të Qeverisë së Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi, Lëvizja Vetëvendosje kthehet në Kuvendin e Kosovës. Përfaqësuesit e kësaj partie, që është më e madhja në opozitë, thonë se po kthehen që kundërshtimin e tyre ta zhvillojnë në Kuvend.
Në seancën e sotme të rendit të ditës, janë parashikuar 15 pika, por nuk figuron shqyrtimi dhe miratimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, çështje kjo që do të kthente tërë opozitën në Kuvend.
Por, në Kuvend, nuk do të kthehen dy partitë tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”. Këto dy parti do të jenë të pranishme në seancë plenare vetëm në momentin kur do të jetë në rend dite shqyrtimi dhe miratimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
Lideri i Vetëvendosje, Visar Ymeri ka po kthehen në Kuvend që ta kundërshtojnë një marrëveshje që është e dëmshme për vendin. Ai po ashtu tha se vendosja e ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, nga ana e Brukselit, si kusht për liberalizimin e vizave është i padrejtë dhe i papranueshëm.
“Ne vazhdimisht kemi thënë që do të marrim vendim seancë pas seance, varësisht prej rëndësisë që e vlerësojmë ne rreth pjesëmarrjes. Tash kemi vendosur si kryesi dhe si grup parlamentar që t’i kthehemi punimeve të Kuvendit, sepse mendojmë që ky bojkot që i është bërë Kuvendit këta muaj nga ana e opozitës nuk e ka arritur efektin politik që ishte menduar atë kohë”, tha ai.
Ky bojkot, sipas tij, i ka krijuar më shumë hapësirë të papenguar “këtij regjimi” për të nxjerrë vendime dhe për ta vazhduar kapjen e shtetit, sesa që vërtetë ka paraqitur një efekt politik që do ta pengonte atë. “Kështu që Lëvizja Vetëvendosje nga kjo javë do të bëhet pjesë e punimeve të Kuvendit dhe do ta bëj opozitën siç e ka bërë edhe më parë”, tha Ymeri.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











