Lajme
Katër shtete ballkanike koordinohen kundër trafikimit me njerëz
Në Prishtinë u mbajt takimi trepalësh për implementimin e protokolleve me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz
Lufta kundër kontrabandimit me njerëz dhe koordinimi ndërshtetëror ka ngjallur një bashkëpunim të ngushtë katër shtetet ballkanike, Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Përfaqësuesit e këtyre shteteve janë takuar në Prishtinë për bashkërendim të veprimeve kundër kësaj dukurie.
Në këtë takim morën pjesë, Koordinatori Kombëtar i Kosovës për luftën kundër trafikimit me njerëz, Milan Radojeviq, koordinatorja e Shqipërisë, Elona Gjebrea, koordinatori i Malit të Zi, Zoran Ulama, koordinatorja e Maqedonisë, Anastasije Ilieska dhe përfaqësues të institucioneve të Policisë, Prokurorisë, Inspektoratit të Punës dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale.
Përfaqësuesi kosovar, Radojeviq tha se trafikimi i qenieve njerëzore është një problem global dhe për një luftë të fuqishme, sipas tij, “është i nevojshëm bashkëpunimi rajonal, për këtë arsye ky takim është i rëndësishëm për strategjitë kombëtare për të luftuar trafikimin qenieve njerëzore në tri vendet”, raporton Albinfo.Ch.
Në takim është shprehur vullneti politik për të zbatuar plotësisht protokollet e nënshkruara dhe të vazhdohet bashkëpunimi në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mira në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.
Në këtë takim u dakorduan që të zbatohen protokollet bilaterale në mes të vendeve nënshkruese të përmendura, të bëhen aktivitete të përbashkëta mbi ngritjen e vetëdijes për këtë problem, të ketë patrulla të përbashkëta policore gjatë sezonit turistik në vendet e përmendura dhe të intensifikohet bashkëpunimit rajonal të katër vendeve në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.
Ndryshe, ky takim është organizuar nga “Grupi Këshillues për Sundim të Ligjit” dhe është financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter Të hënën në mbrëmje, 18 persona që ishin bllokuar pas rrëshqitjes së dheut u transportuan me... -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not?











