Lajme
Për rastin “stenta” akuzohet ministrit Agani dhe 63 persona të tjerë
Në aktakuzën e ngritur sot, janë përfshirë 60 persona fizik dhe 4 persona juridik, për një rast që kishte shokuar opinionin kosovar
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani dhe 63 persona të tjerë, shumica mjekë specialistë janë akuzuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit për dallavere me rastin e stendave. Në këtë aktakuzë janë përfshirë 60 persona fizik dhe 4 persona juridik, për një rast që kishte shokuar opinionin kosovar.
“Në mesin e 60 personave fizik janë akuzuar: një ministër, një sekretar i përgjithshëm i një ministrie, 44 mjekë dhe një infermier të punësuar në institucionet publike shëndetësore, si dhe 13 persona që kanë punuar ose punojnë në institucionet private shëndetësore, ku një numër prej tyre janë udhëheqës ose aksionar të këtyre institucioneve private shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Ministri Agani akuzohet për kohën sa ishte ministër i Shëndetësisë, ndërsa Gani Shabani, sekretar i përgjithshëm i kësaj ministrie, citon Koha, transmeton Albinfo.Ch.
Këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më ligjin për prokurimin publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, për periudhën 2011 -2015, i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat IMH në shumë prej 4 milionë eurosh dhe spitalit privat EDA në shumë prej 504 mijë euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.
Sipas aktakuzës, këta të pandehur duke bashkëpunuar më pronarët dhe aksionarët e spitaleve private IMH dhe EDA kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare dhe kanë tejkaluar autorizimet zyrtare, duke referuar dhe dërguar pacientë nga institucionet publike shëndetësore në këto dy spitale private në kundërshtim më sistemin e referimit të pacientëve.
Siç thuhet më tej në aktakuzë, këta mjekë kanë marr ryshfet nga këto spitale, deri 500 euro nëse pacientit të referuar i vendoste stentë dhe 150 euro nëse pacienti bënte vetëm koronarografi. Shumat e ryshfetit që merrnin këta të pandehur sillen nga 150 euro deri në 21,985 euro.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter Të hënën në mbrëmje, 18 persona që ishin bllokuar pas rrëshqitjes së dheut u transportuan me... -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not?














