Lajme
Kosovë-Shqipëri, patrullime të përbashkëta në “Rrugën e Kombit”
Policia e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të patrullojnë bashkërisht nëpër “Rrugën e Kombit” gjatë tre muajve të verës. Marrëveshje është bërë për të parandaluar kundërvajtjet administrative
Policia e Kosovës ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Policinë e Shqipërisë për të patrulluar bashkërisht nëpër “Rrugën e Kombit” gjatë tre muajve të verës. Kjo marrëveshje është bërë për të parandaluar kundërvajtjet administrative dhe për të shpëtuar jetët nëpër rrugë.
Marrëveshje është nënshkruar në Prizren nga Shpend Maxhuni, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Haki Çako, drejtori i Policisë së Shtetit të Shqipërisë. Ky memorandum, i cili përfshinë periudhën kohore 1 korrik 2016-31 gusht 2016, shton organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë.
“Qëllimi i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative, për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet”, thuhet në njoftim.
Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi të dy drejtorët, Maxhuni dhe Çako vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme të dy policive, jo vetëm në fushën e policisë rrugore, por edhe në të gjitha format tjera të luftimit të kriminalitetit.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi të dy drejtorët u pajtuan që të krijohen kushte lehtësuese për qytetarët e të dyja vendeve për përdorimin e pikave kufitare dhe atyre turistike gjatë realizimit të udhëtimeve të tyre. Turni i parë i zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës që do të udhëtojnë në Republikën e Shqipërisë bëhet nesër më 1 korrik.
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër Pas një freskimi të shkurtër, Zvicra pritet të përballet sërish me temperatura shumë të larta. Meteorologët... -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën














