CH-Ballkani
Mbyllet fabrika që prodhonte fanella false të Shqipërisë
Gjatë ditëve të fundit kjo fabrikë kishte prodhuar sasi të konsiderueshme të fanellave të Shqipërisë, Uellsit, Islandës, Francës, Italisë, Belgjikës dhe Gjermanisë
Policia italiane ka zbuluar në Bergamo një fabrikë e cila furnizonte tregun me fanella të falsifikuara të klubeve dhe kombëtareve të ndryshme, mes të cilave edhe atë të Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.
Sipas informacioneve të Guardia Di Finanza të Xhenoas, e cila mbikëqyri aksionin, në momentin kur u bë ndërhyrja në fabrikë, po prodhoheshin sasi të mëdha të fanellës së Italisë së Graziano Pelle, pasi i jepej prioritet sukseseve të momentit.
Gjatë ditëve të fundit kjo fabrikë kishte prodhuar sasi të konsiderueshme të fanellave të Shqipërisë, Uellsit, Islandës, Francës, Italisë, Belgjikës dhe Gjermanisë.
Policia ka konfirmuar se për falsifikimin dhe riprodhimin e palejuar të materialeve sportive janë arrestuar dy shtetas italianë të cilët administronin këtë fabrikë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mësuesit nga Zvicra, sërish në udhëtim studimor në Gjilan, Kosovë Në maj 2025, katër mësues dhe një drejtor shkolle nga Kosova vizituan shkollat në Zug dhe... -
Përparim Avdili: Të tjerët mbrojnë status quo-në, unë përfaqësoj ndryshimin -
Manifestimi “Kurora e Lirisë”, kujtesë që bashkon brezat në Zvicër -
Vaud
Zgjedhjet 2026 në Ecublens: Vështrime të kryqëzuara mbi të ardhmen e komunës -
“Kushtrimi i Lirisë” në Itali, një thirrje e zemrës për kujtesë, nderim dhe bashkim
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kushtetuta duhet të ndryshojë për të ndihmuar policinë Në atë që mund të duket një situatë e çuditshme – është më e lehtë për... -
Dallim i madh në kujdesin shëndetësor në secilën anë të kufirit -
Zvicër: Rezervimi i restoranteve pritet të bëhet me pagesë -
Mësuesit nga Zvicra, sërish në udhëtim studimor në Gjilan, Kosovë -
Imigracioni neto në Zvicër ra me 10.5% në vitin 2025














