Lajme
Mijëra protestues kërkojnë drejtësi për vrasjen e 4 vjeçarit në Kumanovë
Mijëra protestues nga gjithë Maqedonia kanë protestuar në Kumanovë kundër vrasjes makabre të 4 vjeçarit Almir Aliu. Ata kërkuan që vrasësit maqedonas t’i jepet dënimi maksimal
Mijëra qytetarë kanë protestuar sot në Kumanovë në shenjë revolte, kundër vrasjes së qëllimshme me veturë të 4 vjeçarit Almir Aliu, nga një qytetar maqedonas. Protestuesit kanë kërkuar që drejtësia të veproj kundër autorit të kësaj vrasje makbare, në të kundërtën kërcënuan se “nëse nuk vepron drejtësisë do të veprojnë qytetarët”.
Protesta ka përfunduar e qetë, para gjykatës në Kumanovë, ku u lexua edhe mesazhi i organizatorëve.
“Fajtori duhet të dënohet në përputhje me Kushtetutën dhe me kodin penal të Maqedonisë. Fëmijët janë ardhmëria e çdo shoqërie dhe kur cenohet jeta e tyre cenohet ardhmëria e vendit. Kur krimi nuk merr dënimin e vet, shpirti shqetësohet, urrejtja shtohet dhe qytetarët e marrin drejtësinë në duart e veta. Shpresojmë se institucionet e drejtësisë do të tregohen konstruktivë dhe të japin dënimin maksimal”, u tha mes tjerash në mesazhin e organizatorëve të protestës.
Para mijëra shqiptarëve, organizatori i protestës tha se, këtu janë për të shprehur revoltën qytetare për aktin maka ber të vrasjes së Almir Aliu.
“Drejtësia është mënyra për të shmangur hakmarrjen e jashtëgjyqësore, si dhe një statisfaksion moral për viktimat, sepse humbja e një jete fëmije është një akt i cili në asnjë mënyrë nuk mund të kompensohet, por dhënia e dënimit maksimal kryesit, sa do pak zbut dhembjen e shkaktuar”, tha njëri nga organizatorët e protestës.
Ai po ashtu tha se të gjitha institucionet të cilat janë të involvuara në procesin e zbatimit të drejtësisë, duhet të jenë konstruktiv në drejtim të dhënies së dënimit të merituar kryerësit, “gjegjësisht dënimin maksimal”.
Në anën tjetër, Ministria e Brendshme e Maqedonisë apelon që ngjarje të pakëndshme, të tilla si vdekja e fëmijës 4 vjeçar, të mos përdoren për të shkaktuar tensione etnike. MPB thotë se ka ngritur kallëzime penale ndaj pesë personave, ndërsa aktorin e këtij krimi e ngarkojnë me vepër penale të vrasjes, citon INA.
“Gjegjësisht, kundër pesë njerëzve në 26 qershor 2016 SPB e Kumanovës ka ngritur kallëzime penale në dyshim i arsyeshëm se i dyshuari kryesor Bogdan Iliq (30) ka kryer veprën penale vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19, ndërsa të paditurit e tjerë, B.I. (23) SA (36) S.A. (36) dhe A.A (32), për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale të dhunës. Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake, të akuzuarit të parë i është caktuar paraburgimi prej 30 ditëve”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 Turizmi i Zvicrës pret një vit rekord për qëndrimet me netë nga mysafirët e huaj në... -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit










