Lajme
Turqi, shkon mbi 2.800 numri i të arrestuarve
Në mbështetje të presidentit turk, Rexhep Tayp Erdogan janë deklaruar liderë nga gjithë bota përfshirë edhe nga Kosova e Shqipëria
Ka shkuar mbi 2.800 numri i ushtarë të arrestuar për grushtin e shtetit gjatë mbrëmjes së djeshme në Turqi, sipas mediave turke, janë rreth 200 viktima të identifikuara. Në mbështetje të presidentit turk, Rexhep Tayp Erdogan janë deklaruar liderë nga gjithë bota përfshirë edhe nga Kosova e Shqipëria.
Kryeministri turk Binali Yildirim ka deklaruar se në kushtetutën e vendit nuk parashikohet dënimi me vdekje, por qeveria do të shqyrtojë ndryshime ligjore për t’u siguruar që përpjekje të tilla të mos përsëriten më.
Ndërkohë, organizmi shtetëror turk që ka nën kontroll gjyqtarët dhe prokurorët ka shkarkuar nga detyra 2.745 funksionarë në të gjithë vendin. Lajmin e bën të ditur agjencia “Anadolu”, sipas të cilës vendimi është marrë në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor, këtë të shtunë, citon TCH, raporton Albinfo,Ch.
I njëjti burim shton se mbledhja kishte si qëllim marrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve të dyshuar për lidhje me figurën fetare myslimane Fethullah Gulen, që jeton në SHBA dhe që është akuzuar për nxitje të grushtit të dështuar.
Ndërkohë, të dhënat e fundit sa i takon bilancit të viktimave flasin për më shumë se 190 persona të vdekur. Sipas një zyrtari të lartë të policisë, viktimat janë 41 oficerë policie, 2 ushtarë, 47 civilë dhe 104 persona të tjerë të cilësuar si komplotistë. Ndërsa të plagosurit janë 1154 qytetarë.
Zhvillimet në Turqi i kanë komentuar edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe ata të Shqipërisë, të cilët i kanë dhënë mbështetje presidentit Erdogan.
“Vullneti i qytetarëve të Turqisë u dëshmua më i fuqishëm se çdo tanke. Ngadhënjimi i institucioneve legjitime në Turqi tregoi se demokracia është e pasfidueshme. Në emër të popullit të Kosovës uroj që në Turqi të ketë paqe dhe stabilitet. I përgëzoj të gjithë ata që këtë sfidë e përballuan me urtësi, por edhe me vendosmëri”, shkruan presidenti Hashim Thaçi.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i lumtur që Turqia e kaloi me sukses tentim puçin ushtarak. “I lumtur për popullin vëlla të Turqisë dhe mikun e çmuar Presidentin Erdogan për daljen me sukses të plotë nga një natë tejet e vështire!”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin e tij social Facebook.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë Udhëtimet verore nga Zvicra: Çfarë duhet të dini para se të niseni me makinë, tren apo... -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër










