Lajme
Sot varrosen dy kosovarët e vrarë në Munih
Trupat e dy të rinjve nga Kosova, të cilët ranë viktima të terrorit në Munih, varrosen sot në Kosovë. Trupat e pajetë të Diamant Zabërgjës dhe Armela Segashit janë sjellë dje nga Gjermania në Kosovë
Dy nga tre kosovarët që u vranë javën e kaluar në sulmin terrorist në Munih, do të varrosen sot në vendlindjet e tyre në Kosovë. trupat e pajetë të Diamant Zabërgjës 21 vjeçar dhe Armela Segashit 14 vjeçe, do të prehet në varrezat e qyteti të Podujevës, respektivisht të Vushtrrisë.
Diamant Zabërgja 21 vjeçar do të varroset në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë, ndërsa viktima tjetër e sulmit të tmerrshëm në Munih, Armela Segashi 14 vjeçare, do të prehet në varrezat e qyteti të Podujevës në orën 17:00.
Diamat Zabërgja, Armela Segashi si dhe Sabina Sulaj janë tre shqiptarët të cilët u vranë të premten në Mynih të Gjermanisë, nga gjermano-iraniani Ali Sonoboly i cili përveç tyre vrau edhe 6 persona dhe plagosi 26 të tjerë. Me rastin e kësaj tragjedia Kosova të dielën ka mbajtur ditë zie, ndërsa nën organizimin e Ministrisë së Diasporës, qytetarët kanë nder qirinj në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Ndryshe, Diamant Zabërgja ishte djali i hasretit i kësaj familje. Ndërsa për vitamine tretë Sabina Sulaj, nuk është dhënë asnjë informacion, rreth varrimit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











